
Prapaskenat/ Meta i sugjeroi Ramës ta bënte Cakën ministër Kulture
E Enjte 10 Janar 2019, 22:10
Dritare.net

Këtë gjë e ka pohuar Arben Cici, shef i kabinetit të presidentit Ilir Meta në emisionin “Presstig” në “T7”.
Ai ka thënë se mosdekretimi i Cakës s’kishte të bënte me faktin që ai është nga Kosova.
“Do të ishte një paragjykim edhe për faktin që nga kandidatët e propozuar për ministra nuk ishte vetëm Genti, por edhe Besa (Shahini). Besa u dekretua, Genti jo”, ka deklaruar Cici.
“Presidenti i Republikës i ka propozuar kryeministrit që, meqë z. Cakaj pretendohet që është kaq i ditur…, ju mund ta vendosni ministër të Kulturës apo çdo lloj ministri tjetër”, ka treguar ai.
“Në këto kushte në të cilat jemi, s’e kemi luksin të bëjmë eksperimente”, ka cituar Cici fjalët e presidentit Meta. /I.M-Dritare.net

















