Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Posteri i grafistit Mehmeti vlerësohet në Nju Jork me çmim të Argjendtë

Posteri i grafistit Mehmeti vlerësohet në Nju Jork me çmim
Posteri i grafistit Ngadhnjim Mehmeti, i realizuar për shfaqjen teatrore  “Gratë” – projekt i Teatrit Shqiptar Shkup, është vlerësuar me Çmimin e Argjendtë në “Poster Annual 2019” që mbahet në Nju Jork të SHBA-së, njofton Portalb.mk.

Lajmin e ka bërë të ditur Teatri Shqiptar i Shkupit dhe njëkohësisht kanë shprehur falemnderimin për bashkëpunimin që kanë pasur me Mehmetin dhe studion Eggra gjatë shfaqes “Gratë”.

“Kemi kënaqësinë të ju informojmë që Ngadhnjim Mehmeti është fitues i Çmimit të Argjendtë në “Poster Annual 2019” me posterin e shfaqjes “Gratë” të Teatrit Shqiptar në garën ndrëkombëtare të Graphis – një nga botimet më prestigjioze për dizajn grafik në botë me qendër në Nju Jork. Krenarë për suksesin e bashkëpunëtorëve tanë, Ngadhnjim Mehmetit dhe studios Eggra. Ju falënderojmë që ngreni imazhin grafik të Teatrit tonë në skenën botërore”, thuhet në njoftimin e Teatrit Shqiptar të Shkupit./d.m-dritare.net