Aktori i humorit, Julian Deda është bërë nostalgjik për kohën që ishte pjesë e spektaklit “Portokalli” dhe grupit “SHblsh”, të përbërë nga ai, Ermal Mamaqi dhe Gentian Zenelaj. Ai ka postuar një video humori, nga ky spektakël në ditën e “Shën Valentinit”, për të kujtuar humorin që bëhej dikur.
Të tre ata janë larguar me kohë nga spektakli i humorit duke u bërë pjesë e formateve të tjera televizive. Julian Deda aktualisht është pjesë e spektaklit, “Apartamenti 2xl”, në Vizion Plus, Ermal Mamaqi drejton emisionin e tij “Xing me Ermalin”, ndërsa Gentian Zenelaj në emisionin “Stop”, të dy këta të fundit në televizonin Klan. Asnjë prej tyre nuk është më në Top Channel. Dhe e as “Portokallia” nuk është më si dikur, pa ta. Bravo çuna:)/ dritare.net