
Portieri u vetëhodh nga kati i 6, reagon Partizani
E Shtunë 5 Tetor 2019, 21:09
Dritare.net

"Klubi njofton se pjesëtari i ekipit Aldo Teqja siç edhe është raportuar në media ka pësuar një aksident menjëherë pas përfundimit të takimit Partizani - Teuta. Aktualisht portieri Teqja gjendet i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë nën mbikëqyrjen e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Mjekët e spitalit janë duke monitoruar gjendjen e Lojtarit. Prezent në ambientet jashtë spitalit janë shokët e skuadrës, stafi dhe drejtues të Klubit.",- shkruan Partizani./K.C/dritare.net

















