

Partia Socialiste ka konfirmuar si kandidat për kryetar bashkie në Himarë, Vangjel Tavon.
Lajmi është konfirmuar nga kreu i Grupit të PS-së, Blendi Klosi, i cili është shprehur:
“Vjen si një figurë e njohur politike, njohës i asaj zone, i asaj krahine. Garat elektorale e kanë përgatitur atë që të jetë përfaqësuese e atij komuniteti. 4 gushti është shumë afër. Do të kemi një garë të qetë elektorale. Shkojmë për të pasur një fushatë të qetë”.
Tavo, aktualisht është prefekt i Qarkut të Vlorës. Zgjedhjet në Himarë do të mbahen në 4 gusht./M.K-dritare.net

















