
Miratohet me votat e mazhocancës Komisioni për Dezinformim. Pse nuk votoi opozita!
E Mërkurë 3 Prill 2024, 12:12
Dritare.net
Sot u miratua vetëm me votat e mazhorancës Komisioni i Posaçëm për Dezinfomim. Opozita kërkoi shtyrjen e kërkesës së PS-së për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Dezinformimin, pasi e cilësoi një çështje sensitive që duhet trajtuar me kujdes.
Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, deputeti Agron Gjekmarkaj e cilësoi ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Dezinformimin, si tentative për të spostuar diskurin politik nga aferat e qeverisë.
Por kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi, tha se fokusi është koordinimi dhe mbikëqyrja e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin./L.F-dritare.net

















