Na ndiqni edhe në

Politikë

Kryemadhi distancohet nga Meta: Nuk më kujtohet hera e fundit që kam qenë në parti!

Kryemadhi distancohet nga Meta: Nuk më kujtohet hera e fundit që kam

Deputetja Monika Kryemadhi depozitoi sot në Kuvend një projekt ligj lidhur me statusin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, që sipas Kryemadhit synon të forcojë rolin e deputetit dhe parlamentit në kontrollin e veprimtarisë së organeve publike.

Zonja Kryemadhi u pyet nga gazetarët lidhur me distancimin që i është bërë asaj nga drejtuesit e Partisë së Lirisë, përfshirë edhe bashkëshorti i saj kreu Ilir Meta. Kryemadhi thekson se tashmë ka prioritete të tjera si deputete.

"Me thënë të drejtën nuk e mbaj mend kur ka qenë hera e fundit që kan qenë në PL. Kryesore është detyra ime si deputete, është një risi në jetën time të përditshme. Edhe një përgjegjësi më e madhe, disa projektligje të cilat po i bëj gati për t’i paraqitur. Do të kemi bashkëbisedime. Të qenit deputet është një prioritet në vend të asaj që kemi kaluar."

Kryemadhi i ka bërë thirrje edhe opozitës t'i jap fund bojkoteve pasi po dëmtojnë opozitarizmin dhe nuk sjellin rezultat në luftën ndaj korrupsionit. Ajo nuk u shpreh kundër për komisionin antikorrupsion, i cili u miratua nga Kuvendit vetëm me votat e mazhorancës por theksoi se duhet të njohë iniciatorët e këtij komision./L.F-dritare.net