Na ndiqni edhe në

Politikë

Foto/ Personazhet VIP në darkën e iftarit, që shtroi kryeministri Rama!

Foto/ Personazhet VIP në darkën e iftarit, që shtroi kryeministri

Kryeministri Edi Rama ka organizuar mbrëmjen e sotme darkën e iftarit, në ditën 28-të të agjërimit në Muajin e Madhërishëm të Ramazanit. Në darkë qenë të ftuar personazhe të njohura të botës së televizionit, politikës, kuzhinës, artit dhe kulturës.

Foto/ Personazhet VIP në darkën e iftarit, që shtroi kryeministri

Në fjalën e tij në çelje të iftarit, kryeministri Rama vlerësoi bashkëjetesën fetare të shqiptarëve, si dhe falënderoi jo-besimtarët myslimanë që i janë bashkuar iftarit.

“Nuk na mbledh bashkë as feja, as gjuha, as puna që bëjmë, por lidhja me diçka të ngjashme, të cilës i vëmë emra të ndryshëm. Vakti i Iftarit nuk është një vakt i zakonshëm, është vakti i ndarjes së bukës. Ky muaj i madhërueshëm, lartësues. Për këdo që nuk i përket fesë islame, që nuk përshkon rrugën e adhurimit të përshkuar nga Profeti, pjesëmarrja në iftar është një lloj agjërimi më vete. Një lënie mënjanë e paragjykimeve, kryerja e një gjesti njerëzillëku mes të ndryshmish në një hapësirë si kjo ku në vendin tonë, të qenit të ndryshëm në fe, nuk na ka bërë të grindur me njëri-tjetrin.”, tha ndër të tjera Rama./K.C/dritare.net