
Polici qëllon me armë protestuesin në Hong Kong
E Hënë 11 Nëntor 2019, 09:09
Dritare.net

Pamjet janë postuar në rrjete sociale dhe duket kur oficeri i policisë ka qëlluar me armë një të ri, i cili ishte veshur me të zeza ndërsa në fytyrë mbante maskë, informon dritare.net.
I riu që mbeti i plagosur ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën, shkruan BBC.
Policia e Hong Kongut tashmë ka filluar të reagojë me plumba gome dhe gaz lotsjellës./E.B-dritare.net

















