Na ndiqni edhe në

Fjorda di një Vend

Po s’e kuptuat klipin e Encës, kurrë mos e kuptofshi!

Po s’e kuptuat klipin e Encës, kurrë mos e kuptofshi!

Nga Fjorda Llukmani U bë një kohë e gjatë që dua të shkruaj për këta derra meshkuj që më rrethojnë. Sa herë nisem t’i shkruaj dy rrjeshta, them me vete ‘lëre më mirë ç’të duhet se do zihesh me gjithë shokët që të rrethojnë’. Problemi këtu fillon, që unë shumicën e shoqërisë i kam meshkuj e çfarë s’më shohin sytë prej tyre. Ndonjëherë them do ngelem pa burrë me gjithë këto idjotizma vërdallë. Pastaj, faaappp del Enca, në një mendje me mua dhe i fut një këngë për derrat. Ky projekt ka kohë që punohet prej saj dhe duke qenë pak në brendësi të muhabetit doja t'i shkruaja dy fjalë. Pikë së pari ne si popull duhet të mësohemi që secili ka jetën e vet e mund të bëjë c’ti dojë torrocilja. Mënyra se si Enca apo çdo femër tjetër zgjedh ta jetojë jetën, është punë për të. Por kur je ndryshe këtu tek ne bie në sy, se shumica janë njësoj. Le që meshkujt s'i duan femrat e pavarura. Me sa kam kuptuar nga eksperienca dhe shoqet vërdallë, kanë frikë nga një femër që ka pavarësi financiare, se mendojnë ‘Kjo më le kur të dojë’. Mësohuni t’i mbani praa. Në rastin e klipit dhe në jetën reale, Enca është komplet vajzë indipendente, fiton lekun e saj, punon, jeton, s'i bie njeriu më qafë, sheh punën e vet. Epo dikush do dalë superstar në këtë shtet se s'do të bëhen të gjithë ekonomistë e juristë. Sot po e nxjerrin bythën nëpër clube gocat thjesht për pak vëmendje dhe një shishe shampanjë, e si mos ta nxjerrë një showgirl që ka lindur për të marrë vëmendje. Gjithsesi klipi “Dua” nuk është vetëm për të nxjerrë format e trupit, po sigurisht ju të përvëluarit atë do të shikoni. Kur punoja tek një nga faqe tjetër, më parë, dhe hidhnim një artikull për Encën apo çfarëdo qoftë në lidhje me trupin e një femre, vinte një BOOOM klikimesh që c'të them. Direkt lajmi kalonte ndër më të lexuarat. Megjithëse komentet negative nuk mbaronin, analitycs tregonte të kundërtën, që një pjesë e madhe i lexojnë e kanë kuriozitet. Pastaj dalim tek ajo “Mos bëj si bëj unë, por bëj si them unë.” Se di sa veta e kanë kapur lidhjen e kishës në fillim të klipit, ose më saktë filmit do e quaja unë. Në pjesën e rrëfimit ajo thotë: “...por tani që nuk i besoj më as vetes, po kthehem nga Ti”. Kush është ky ‘Ti’ që dhe në subtitles anglisht është shkruar me shkronjë të madhe. E ka për Zotin praaaa. Që pasi të gjithë bëjmë gabime, i kthejmë sytë nga Zoti. Do thoni ju ajo kurva që donte të ndante çiftin e martuar. Po si s’tha dikush ai kurvari për djalin more, që do dhe grua dhe dashnore. Ne femrat e shkreta biem pre kollaj e dashurisë dhe me çdo mashkull që njohim e kemi gati filmin e jetës, martesën, kalamajtë etj etj, që pa nisur akoma lidhja. Prandaj s’ka gjë të keqe të kesh ndjenja për një person të martuar, ndonjëherë robi s'e kontrollon dot veten. Plus që në klip këngëtarja e kupton vonë që bukuroshi është i zënë. Po edhe herët ta kuptosh janë ca gjëra që s'i ve dot pikat mbi i. Kur flitet për ndjenja s'ka ekuacione, matematikë, rregulla. Këta moralistët më duket sikur s’kanë dashuruar kurrë, që flasim vetëm për keq. Kur në fillim të projektit Enca më tregoi idenë e klipit, ngela me gojë hapur. “Ëeeee fiks, sa herë kam dashur ta bëj një shkrim për këtë fenomen”-i them unë. Kur bëj muhabet me shokët e mij për punë grash, ma konsiderojnë si shumë normale të kesh edhe dashnore. Ose më saktë burri qenka kot pa dashnore. Pse dashnorja është gjithmonë seksi nëpër klipe ose filma? Lexova diku që arsyeja pse tradhëtojnë meshkujt është sepse e dashura apo gruaja e tyre nuk e mban më veten. Ky gabim më ka ndodhur dhe mua. Që më kanë tradhëtuar sepse me idenë time e kisha në xhep atë mashkull dhe s’kam pse të përpiqem t'i bëj më përshtypje. E kisha gabim pra, se duhet të jesh gjithmonë yll për njeriun e zemrës. Po në rastin kur je dashnorja? Disa prej këtyre derrave na gënjejnë duke na thënë që do e lenë gruan apo të dashurën sepse na duan ne më shumë. Ose kam dëgjuar që thonë ‘Unë vetëm gjumë fle me gruan në krevat, nuk bëj seks’. Edhe ne të shkretat që i besojmë. Kur thotë Jovan Bregu “U besojnë moj të varfrat u besojnëëë”. Ndërkohë derrat e dinë që e kemi zemrën e dobët dhe dinë ta luajnë rolin. Pastaj dashnorja duron sa duron me premtime boshe, derisa shkon i djeg shtëpinë edhe përfundon duke u rrëfyer në kishë. Nuk i plas njeriu se ju thye zemra dashnores, as gruas. Ai që përgëzohet është derri që mund të mbajë dy copë njëkohësisht dhe prapë të dalë i palagur në këtë histori. Për sa kohë femrat nuk kanë lekun e tyre, kjo histori do ndodhë shpesh e më shpesh. Dikush më shkruajti në Instagram “O nona qofsh ti që je që e mbështet këtë kurvën”. Wtf!! Kurva e syve të tu që të dalin! Ke pa ti të merren me llafe më shumë burrat se ne? Në rastin e Encës mos të ketë gojë me fol njeri vetëm se nxorri dy skena duke u puthur. Ajo ka dashur që ta kuptoni sa më mirë rolin e saj dhe fabulin e historisë. Po s'e kuptuat, kurrë mos e kuptofshi! Asaj nuk i prish punë njeri. Unë gjithmonë them që s’ka reklamë negative, mjafton të flitet për ty. Cudia më e madhe 3 ditë zgjat, ama shpresoj që për këtë klip të zgjasë më shumë. Jo se kam qenë në brendësi të historisë por sepse gratë duhet t’i thërrasin mendjes e të mos varen nga burrat. Sikur sa gjysma e vullnetit dhe egos së Encës të ishit more njerëz ziliqare, pale sa super stara do kishte Shqipëria! p.s. Në fotot më poshtë janë disa nga momentet tona duke bërë gallatë gjatë kohës që Enca punonte me orë të tëra për xhirimin e klipit. Në një univers paralel, ju me siguri keni qenë duke pirë kafe me ndonjë qoshe, apo duke harxhuar kohën me gjëra boshe./ Dritare.net