Po riparonte internetin, bie nga shtylla 30-vjeçari në Tiranë
E Enjte 22 Gusht 2019, 16:04
Dritare.net
Një djalë 30 vjeç ka rënë nga shtylla pasditen e sotme, në rrugën Demokracia në Tiranë. Shtetasi V. N në tentativë për të riparuar rrjetin e internetit në një shtyllë tensioni, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka rënë nga lartësia duke marrë dëmtime dhe djegie. 30-vjeçari u transportua në spital për ndihmë mjekësore të specializuar./L.F-dritare.net