Plane për të dielën/ Shikoni më parë parashikimin e motit!
E Diel 25 Gusht 2019, 08:08
Dritare.net
Vendi gjatë paradites do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare. Ndërsa pasdite pritet që vranësirat të jenë më të dendura, kryesisht në zonat malore. Gjatë darkës parashikohet të ketë edhe reshje shiu. Sipas MetoAlb, temperaturat do të rriten në mesditë duke u luhatur në vlerat nga 15 deri në 37 gradë celsius. Era do të fryjë mesatare duke shënuar dallgëzim 3 ballë në det./L.F-dritare.net