Person me rrezikshmëri të lartë/ Momenti i arrestimit të 40-vjeçarit
E Martë 8 Tetor 2019, 09:09
Dritare.net
" Në momentin që Policia ka ndërhyrë për të ndaluar automjetin, 40-vjeçari G. B., banues në Shijak ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap duke hedhur edhe armën e zjarrit në tokë, por është kapur dhe prangosur në flagrancë nga shërbimet e policisë, të cilat kishin ngritur perimetër sigurie për të mos lejuar largimin e tij.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake’’ dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë", si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë, me 13 fishekë luftarakë dhe automjeti tip Benz", njofton policia./L.F-dritare.net