Përse Nobeli 2019 kundërshton veten!

Nga Msc. Nidela Hoxha

Po e nis me disa  informacione kryesore mbi çmimet Nobel, duke qenë se flitet aq shumë e dihet aq pak. Çmimet Nobel, janë krijuar që në 1901 kur pas vdekjes së shpikësit, sipërmarrësit, biznesmenit, shkencëtarit dhe shkrimtarit Alfred Nobel, pasuria e tij  ishte përafërsisht  rreth 265 milion dollarë (vleresuar me dollar sot), u la trashëgimi me qëllim dhënien e vlerësimeve per meshkuj dhe femra që kanë dhënë kontribut të vlefshëm dhe arritje të shkëlqyera (e përshkruar si puna më e mirë në aspektin ideal)  në fusha të ndryshme të jetës  si fizikë, kimi, fiziologji, mjekësi,  letërsi dhe kontribut për Paqen në botë.

Ky çmim jepet çdo vit nga kjo akademi. Aktualisht akademia e çmimeve Nobel është një nder akademitë vlerësuese më të rëndësishme dhe të njohura në botë. Njëkohësisht dhe ndër më të diskutuarat, duke qenë se ka pasur skandalet dhe  dështimet e saj në dhënien e çmimeve personave jo me te spikatur, ashtu siç ka qenë dhe qëllimi kryesor  i Nobelit në vetvete.

Jo vetëm kaq, por në historinë e saj, akademia Nobel ka treguar probleme përsa i përket vlerësimeve të drejta dhe është dukur moskoherente me qëllimin e saj fillestar.   Pikërisht këtu nis dhe polemika! Sa e drejtë dhe logjike tingëllon, që një individ që ka shpikur lëndët eksplozive të japë  një çmim për Paqen?  Ironike ose jo, ky ishte mendimi i parë që kam pasur sapo jam njohur  herët me domethënien e këtyre çmimeve. Natyrisht ishte një mendim naiv nga një nxënëse që ishte e interesuar për letërsinë, po sot mendoj që natyrshëm më erdhi në mendje,  teksa interesohem se cili shkrimtar e fitoi këtë vit Nobelin për letërsi. Si studiuese letërsie dhe si një individ që e ka përzemër fort këtë fushë, s’mund ta kaloja  pa vëmendje gjithë çudinë dhe habinë që mora kur lexoj përshkrimin e shkrimtarit (fatkeqësisht ose fatmirësisht te panjohur deri me sot për mua) që fitoi çmimin Nobel për letërsi. Ky çmim i akordohet shkrimtarit Peter Handke me motivacion: “për një punë ndikuese e cila me zgjuarsi gjuhësore ka eksploruar periferinë dhe specifikën e përvojës njerëzore”. Më tej kërkoj informacion mbi këtë shkrimtar dhe ajo çfarë gjej dhe po ziejnë nga vala e diskutimit sot, janë deklaratat e tij dhe miqësia e tij me një nder diktatoret më të egër të Ballkanit.

Hugo Hamilton, autor irlandez, do të shkruante për ‘The Guardian’ në lidhje me polemiken e çmimit Nobel akorduar Peter Handkes’’

’’ It ëas a shock to see him taking up the cause of the Serbian ëar criminal Slobodan Milošević, going so far as to attend his trial in the Hague and later, his funeral. Perhaps it can be vaguely explained, if not forgiven, as part of Handke’s need to be awkward and ërong, that artistic impulse to uncover the hornet’s nest and get stung himself.

LEXO DHE :  Presidenti Meta kallëzon penalisht kreun e KED

How will his felloë citizens in Austria vieë their latest controversial laureate, I wonder. When his compatriot Elfriede Jelinek won the prize some years ago, the Vienna tabloids blazed their fury and called her a Nestbeschmutzerin or “soiler of her oën nest.” Will they do the same to Handke’’

Ndër frazat që më bëri përshtypje në motivacioni e akordimit te çmimit, ishte, … “dhe zgjuarsia gjuhësore” që mesa duket për ironi, shkrimtari e ka treguar edhe duke deklaruar miqësinë dhe përkrahjen e tij për ish diktatorin serb, Slobodan Milosheviç.

 

Çmimi për letërsi i jepet një shkrimtari që promovon në mënyre indirekte ose jo një figurë diktatoriale , përkrah hapur një diktator që ka kryer krime monstruoze (të faktuara) kundra njerëzimit dhe  njëkohësisht po kjo akademi, të nesërmen ironikisht jep çmimin  e Paqes.

A nuk tingëllon kjo qesharake dhe aspak serioze për një akademi çmimesh te një kalibri botëror?! Është njësoj sikur  t’i akordoje një çmim të rëndësishëm (qoftë dhe në letërsi) një përkrahësi të hapur dhe mikut  të Adolf Hitlerit.

Mendoj qe s’do guxonin  ta bënte një gjë të tillë. Madje në shtetin gjerman arrin deri aty sa gjithçka që ka të bëjë me çështje e nazizmit dhe epokës se errët diktatoriale,  janë tabu. Gjithashtu dhe për përdorim frazash të caktuara që kanë lidhje me nazizmin ka dhe dënime përkatëse. Gjithçka e rregulluar deri në detaje me ligj. Gjatë kohës së studimit të kursit të gjuhës gjermane, i kam bërë një pyetje njërit prej pedagogëve,  se a ishte botuar libri i Hitlerit,  i cili në Shqipëri ishte përkthyer dhe kthyer tashme gati në best seller. (disa vjet më parë). Dhe përgjigjja e saj ishte, ashtu gati e tmerruar dhe e frikësuar, e çuditur që si guxova,  ndoshta e fyer dhe e ndjerë deri diku ne faj ishte, – të lutem mos me pyet dhe mos e përmend me. Ishte e traumatizuar nga guximi i pyetjes qe i bëra. Padashje dhe naivisht kisha prekur një ‘tabu’.

Por sa guxim duhet që të vlerësosh një figurë kontroverse qofte dhe në letërsi?! Kjo  moskoherence dhe alogjike e pastër brenda akademisë Nobel, në dhënien e çmimit këtë vit,  më luhat besimin sesa i drejtë është  vlerësimi i këtyre çmimeve dhe me sa seriozitet dhe profesionalizëm realizohet procesi vlerësues brenda atyre mureve/dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.