Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Përplasje për klerikun/ Auron Tare: Dervishi është një pseudohistorian që boton skupe për të mjegulluar lexuesin

Përplasje për klerikun/ Auron Tare: Dervishi është një
Vrasja e klerikut At Lekë Luli ka sjellë një përplasje të fortë virtuale mes historianit Kastriot Dervishit dhe studiuesit Auron Tare.

Në një postim në rrjetet sociale pas publikimit të një dokumenti nga ish-kreu i Arkivës mbi vrasjen e kleriut, Auron Tare i drejtohet Dervishit duke e quajtur pseudohistorian që boton skupe në rrjetet sociale të  cilat më shumë mjegullojnë lexuesit.

Ai thekson se Kastriot Dervishi ndjek një metodë aspak të hijshme, saqë i bie shkurt duke shmangur logjikën e ngjarjeve historike. Sipas tij, ai u ngjan edukatorëve të tij komunistë, madje duke nxjerrë jashtë konteksteve historike duke i interpretuar sipas një llogarie të caktuar politike.

Postimi i plotë i Auron Tares:

He Who Lives by the Sword Dies by the Sword

Genesis 31

Dikur ne shkollen e mesme, shpesh edukatoret e mij me jepnin verejtje dhe paralajmerime per pyetje “provocative” ndaj histories zyrtare.

Ne fakt ndoshta te lodhur nga dita apo te frikesuar se mos biseda merte drejtim jo moralist sipas mesimeve te parties, I binin shkurt duke e shmangur llogjiken e ngjarjeve historike

Kjo forme educative e krijuar nga nje shkolle e cila ne parim kishte ndarjen e histories si bardh e zi, me ne apo kunder nesh, me ka bere qe ti shikoj shpesh ngjarjet historike apo ate qe pretendojne te shkruajne histori me plot dyshim.

Fatkeqesisht shume syresh nga historianet e periudhes se lirise, demokracise, hapjes se arkivave e keshtu me rradhe, nuk me kane zhgenjyer duke vazhduar ne traditen e edukatoreve te shkolles se mesme, por me nje ndryshim te madh ne kohe. Sot askush nuk te heq nga puna ne se I pergjigjesh pyetjeve provocative me ndershmeri. Ne se deshiron te perpiqesh te shkruash te verteten askush nuk te pengon. Sot ke luksin te hapesh edhe arkivat dhe ti shikosh ngjarjet me nje sy realist duke edukuar brezin e ri me te verteten sido qofte ajo.

Prandaj jam I detyruar te flas shpesh (jo se ma kerkon njeri por se mendoj se publiku duhet respektuar) kur lexoj njerez qe pretendojne te nderhyjne ne ngjarje historike duke botuar skupe rrjetesh sociale te cilat me shume mjegullojne lexuesit. Eshte e trishte te shikosh njerez ‘te lire” qe perpiqen ti ngjajne edukatoreve te periudhes komuniste

I tille eshte edhe nje pseudo historian I cili shpesh nxjerr dokumenta totalisht jashte konteksteve historike duke I interpretuar sipas nje llogoreje te caktuar politike.

Sot lexova nje document mbi vrasjen e nje prifti katolik shume pak te njohur At Luli gjate luftes nga formacionet partizane te Shkodres. Pa asnje analize te kontekstit kohor apo aktivitetit te priftit te ndjere del nje document I cili rrefen pa burime te sigurta apo emra konkrete ngjarjen e vrasjes se tij.

E para per te gjithe ata qe nuk e njohin At Lulin mund te lexojne disa prej shenimeve te oficereve britanike qe operonin ne Veri te shqiperise te cilet e cilesojne ate si te vetmin klerik me arme ne dore I cili ishte pjese e grupeve anti partizane. Qe at Luli ishte nje anti komunist I vendosur kjo nuk duhet te kete kundershtim por a I lejohej nje kleriku armatosja dhe dalja ne prita kunder nje force e cila luftonte ushtrite gjermane?

Mos harrojme se deri ne ate moment formacionet partizane te njohura nga aleatet sit e vetmit force ushtarake anti gjermane ishin pjese e koalicionit nderkombetare anti nazist. Pra dalja e nje kleriku me automatic ne qafe kunder nje force anti naziste nuk eshte se I ben nder figures se tij marre ne kontekstin e kohes.

Nderkohe lind pyetja A mund dhe duhet te jete nje klerik I armatosur dhe i perfshire ne konflikte politike?

E njejta pyetje shkon edhe per nje tjeter klerik nga radhet partizane I pozicionuar qartesisht ne formacionet luftarake antifashiste, Baba Faja Martaneshi I cili u vra ne nje menyre shume te mjegullt duke I hapur rruge spekulimeve. Vrasja e Baba Fajes per pozicionin qe kishte ne formacionet partizane mund te renditet ne vrasjet politike te kohes. Pra a duhet qe vrasja e Baba Fajes te cilesohet si vrasje e nje kleriku apo e nje ushtaraku/politikani i cili kishte zgjedhur automatikun ne vend te predikimit fetar?/dritare.net