Përpjekja e fundit e Bashës për të penguar negociatat

Nga Flogert Muça

Takimi i kryeministrit Edi Rama me kancelaren Merkel, grupet parlamentare dhe kryeparlamentarin e Bundestagut në Berlin pak ditë ma parë, mesa duket ka patur rezultate pozitive. Kancelarja Merkel ka deklaruar dje se Gjermania do të japë dritën jeshile për Tiranën dhe Shkupin në mes të tetorit.

Bundestagu  gjerman do të japë një PO për Shqipërinë, ndërkohë që pas hapjes së negociatave Gjermania kërkon plotësimin e disa prioriteteve (në kuadër të kapitujve) në rrugën drejt anëtarësimit të plotë.  Ajo që bie në sy në prioritetet e Gjermanisë, përpos luftës ndaj korrupsionit, reformës në administratë e të tjera si këto që janë rutinë e përhershme, është se në krye të gjithë prioriteteve është vazhdimi i reformës në drejtësi dhe asaj zgjedhore.

Janë pikërisht këto dy kërkesa të Gjermanisë që hapin petat e byrekut të Lulzim Bashës dhe opozitës.

Dje Lulzim Basha iu përgjigj negativisht Edi Ramës dhe OSBE-së për tu bashkuar në tavolinën e Reformës Zgjedhore, edhe pse kjo e fundit është prioritet kyç i Gjermanisë në kapitujt e rrugës drejt BE-së. Ky qëndrim i Lulzim Bashës dhe opozitës së bashkuar tregon edhe njëherë se ai po përpiqet që ta pengojë rrugën e vendit drejt BE-së, ose më së paku, ky qëndrim i tiji ka si pasojë  negative në rrugën e integrimit të vendit.

Është fakt se  Lulzim Basha, Sali Berisha dhe Ilir Meta janë kategorikisht kundër reformës në drejtësi dhe ky është një fakt që e kemi parë më shumë se një herë të thuhet nga goja e tyre hapur, publikisht.  Për këtë, ata duhen mirëkuptuar sepse e bëjnë për të shmangur hetimet dhe gjykimet për të shkuarën e tyre.

LEXO DHE :  Mogherini: Refuzimi i negociatave për Tiranën dhe Shkupin, gabim historik!

Por pse duhet të refuzojnë reformën zgjedhore? Kjo pyetje ka disa përgjigje.

Së pari, Lulzim Basha refuzon OSBE-në dhe Ramën për tryezën e reformës zgjedhore sepse ai është i kompleksuar dhe nuk ka besim tek vetja dhe tek votat që ka në terren. Ai e di që problemi i mosardhjes së tij në pushtet është mungesa e votës, që vjen si pasojë e keqbërjes së opozitës dhe mospasjes së një alternative.

Së dyti, Lulzim Basha po sheh që shanset për një çelje negociatash të Shqipërisë me BE-në janë më reale se kurrë dhe me vizitën e Ramës në Berlin, u dëshmua se kryedemokrati nuk ka asnjë mbështetje në Bundestag, ndaj e vetmja mënyrë për të penguar rrugëtimin e vendit drejt BE-së, është pengimi i reformës zgjedhore dhe asaj në drejtësi.

Pikërisht për këto arsye, Lulzim Basha duket i dorëzuar pasi ka parë që lobimi kundër vendit nuk pi më ujë ndaj dhe ka filluar luftën duke vazhduar bojkotin e reformës zgjedhore.

Ajo që mbetet akoma të presim është reagimi i Bashës ndaj deklaratës ultimative dhënë mbrëmë nga  Matheë Palmer, (i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor) i kërkon opozitës shqiptare, që opozita  të ulet në dialog me qeverinë për të miratuar reformën e re zgjedhore. A do të jetë SHBA që do e fusë Bashën në hulli, njëlloj si në 2017?

Mbetet të presim./ Lexo.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.