Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Përllogaritja e pensioneve gabim, Rama thirrje pensionistëve

Përllogaritja e pensioneve gabim, Rama thirrje pensionistëve
Të gjithë pensionistëve që u është përllogaritur gabim pensioni, kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje t'i drejtohen platformës shqipëriaqëduam.al.

Në takimin e përjavshëm me qytetarët, Rama tha: “Ne jemi shumë të angazhuar për t’i ardhur në ndihmë të gjithë pensionistëve, që kanë nevojë për rillogaritjen e pensionit. E mira e kësaj pune është që pasi bëhet llogaritja e pensionit do vendoset pensioni në shumën e drejtë, merret gjithë diferenca lekë dore.

Kështu që të gjithë ato lekë të mohuara në disa vite vijnë menjëherë, dhe kjo e shlyen deri diku detyrimin moral të shtetit ndaj pensionistëve. I bëj thirrje të gjithë pensionistëve që kanë një problem, të mos mundohen të shkojnë në zyrat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, por t’i drejtohen platformës bashkëqeverisëse, pasi ne zgjidhim me shumë kënaqësi problemin e tyre”, tha Rama./E.B-dritare.net