Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Përgjimet/ Kryemadhi: Rama, kryeministër ilegjitim. Duhet largohet për të shpëtuar nga kaosi

Përgjimet/ Kryemadhi: Rama, kryeministër ilegjitim. Duhet largohet
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë një mbledhje të kryesisë së kësaj partie, ka reaguar në lidhje me përgjimet e fundit të publikuar nga “Bild”.

Kryemadhi është shprehur se Rama është një kryeministër ilegjitim, dhe largimi i tij do të shpëtonte vendin nga kaosi.

“U provua hapur se Rama është kryeministër ilegjitim. U provua totalisht se zgjedhjet janë ilegjitime. U provua 100% vjedhja dhe manipulimi i zgjedhjeve dhe se Edi Rama personalisht është në krye të masakrës zgjedhore. Dorëheqja e menjëhershme e Ramës e pashmangshme”, tha ajo.

“Largimi i Rames detyrim për të shpëtuar Shqipërinë nga kaosi. Përçarja dhe konflikti i egër është synimi i vetëm i Edi Ramës. Opozita është me e vendosur se kurrë që të mos bëjë asnjë hap pas në luftën e saj për rikthimin e votës se lirë dhe për te pastruar rrënjësisht vendin nga krimi i organizuar, trafikantet dhe korrupsioni pa fre. Qëndresa e opozitës është shpëtimi i vetëm përballë qeverisë dhe Parlamentit të kriminalizuar”, tha gjithashtu./ I.M-Dritare.net