Përgjimet/ Krimet e Rënda marrin dëshminë e ish-drejtorit të Hipotekës

Krimet e Rënda kanë marrë dëshminë e Ani Dyrmishit, në lidhje me hetimet e dosjes 339.

Emri i ish-drejtorit të Hipotekës doli në audiopërgjimin e parë, ku përmendej nga Avdyli në bisedën që ky i fundit po bënte me kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon. ” Astrit Avdylaj: Këtej nga Hipoteka duke pritur Anin (Ani Dyrmishi asokohe drejtor i Hipotekës në Durrës, tani drejtor i Hekurudhave). Ani do të vijë të takojë ty, drejtori apo jo”

Më herët, u paraqit pranë organit të akuzës Ilir Ndraxhi, emri i të cilit doli në skenë gjatë një bisede të përgjuar nga Astrit Avdylaj. Burime pranë organit të akuzës bënë me dije se edhe pse deputeti socialist ka mohuar të ketë lidhje me persona të këtij grupi kriminal, hetuesit e kësaj çështje kanë dyshime se Astrit Avdylaj ka ndikuar që pjesë e listët së PS në zgjedhje të ishte edhe Ilir Ndraxhi./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Veshje të stilit dimëror, që mund t’i vishni dhe në punë

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.