
Përgjigja epike e Melania Trump, habiti edhe Papa Françeskun
E Enjte 25 Maj 2017, 12:12
Dritare.net

Melania dhe Ivanka Trump po shoqërojnë presidentin amerikan, Donald, në turin e tij të parë ndërkombëtar. Pas Izraelit, ata u ndalën në Vatikan ku takuan Papa Françeskun.
Në një moment gjatë takimit, Papa i drejtohet Melanisë duke e pyetur: “Çfarë i jep për të ngrënë Trump, Putizaa?
Melania, pasi dëgjoi përkthimin, i përgjigjet e surprizuar: "Pizza?"
Në fakt, Papa e kishte fjalën për Putizaa, që është një lloj ëmbëlsire tradicionale sllovene meqenëse Melania ka origjinë nga Sllovenia.
Pasi e kaluan këtë situatë me të qeshura, Papa e bekoi.

















