Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Përçartja e pafundme e Jolezës: Jam homologe me Edi Ramën

Përçartja e pafundme e Jolezës: Jam homologe me Edi Ramën
Kryetarja e FRESSH, Joleza Koka e ftuar tek “Natë me Xhaxhiun” u ka kthyer përgjigje të gjitha aludimeve për largimin e saj nga detyra e saj në krye FRESSH.

"Ne jemi duke diskutuar se çfarë do të ndodhë në këto zgjedhje. Në fund të muajit do presim të rinjtë e internacionales. Më e rëndësishme se kush do të jenë drejtuesit është se çfarë do adresojmë në këto zgjedhje”, tha Koka.

Koka e pyetur nëse aspiron të bëjë karrierë në Partinë Socialiste, u përgjigj se si kryetare e FRESH-it

ajo është “homologe” me Edi Ramën.

Joleza ka zbuluar edhe një detaj nga e kaluara e saj. Ajo tha se në 8-vjeçare kishte fiksuar vetëm Edi Ramën si politikan. E ndërsa në emision flitej për FRESSH dhe politikën e të rinjve, Joleza ka zbuluar edhe një sms që i kishte ardhur në telefon. Dikush i shkruante për gjatësinë e flokëve. Sipas kryetares së FRESSH kjo tregon se sa merren njerëzit me përmbajtjen. E këtë e lidhi me kryetarin e PS-së, kryeministrin Edi Rama, pas pyetjes nëse ai ishte i rreptë. “Gjithë këtë kohë më kanë ardhur pafund mesazhe të tilla. E merrni dot me mend sa mesazhe të tilla i shkojnë kryeministrit. Ai është i komunikueshëm dhe tolerant”, tha Koka.