
Për pak kohë, rikthimi i shikimit do të realizohet pa ndërhyrje kirurgjikale
E Premte 6 Shtator 2019, 09:09
Dritare.net

Humbja e shikimit, është një ndër sëmundjet më të vështira për njeriun që nuk mund të trajtohet pa ndërhyrje kirurgjikale. Shpeshherë, edhe në varësi të moshës, rikuperimi i shikimit është shumë i vështirë. Por një studim i ri, do të bëjë të mundur që humbja e shikimit të trajtohet jo më me ndërhyrje kirurgjikale, por me anë të disa pikave, që përmbajnë ilaçin e duhur, që do të hidhen në sy. Ky studim është afatgjatë dhe pritet të përfundojë në 2023. Por pasi të ketë përfunduar studimi dhe procesi të jetë i autorizuar, do të jetë e mundur të blini këto ilaçe, që hidhen në sy çdo ditë, njësoj si trajtoni çdo sëmundje tjetër kronike./L.F-dritare.net

















