Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

PD: Qeveria po përpiqet të lërë në harresë viktimat e tërmetit

PD: Qeveria po përpiqet të lërë në harresë
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, përmes një postimi në Facebook, shkruan se qeveria po përpiqet për të lënë në harresë viktimat e tërmetit të 26 nëntorit.

Bardhi akuzon Ramën se do të fshehë tragjedinë e Thumanës, duke publikuar një video në Facebook.

Bardhi paralajmëron se PD-ja nuk do të heshtë pa u bërë drejtësi.

"Ka një përpjekje kriminale të Qeverisë për të lënë në harresë viktimat e 26 nëntorit dhe për t’i mbuluar ato me spektakël të pashpirt propagandistik. Ka një përpjekje të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij për të fshehur të vërtetën se tragjedia e Thumanës ka qenë e paralajmëruar!

2 ditë pas tërmetit, Erion Braçe dhe Artur Bushi japin 2 përgjigje të ndryshme, nëse pallatet ishin shpallur apo jo të banueshme pas 21 Shtatorit. Kjo do të thotë se ata po fshehin të vërtetën, po përpiqen ta shtrembërojnë për të shpëtuar nga përgjegjësia.

Për të bërë drejtësi për 24 njerëzit që humbën jetën nga shembja e dy pallateve, Partia Demokratike ka kërkuar zyrtarisht përgjigje për masat e marra për sigurinë e banorëve nga qeveria dhe Bashkia e Krujës pas tërmetit të 21 Shtatorit. Deri tani, qeveria ka heshtur dhe është fshehur pas spektaklit kriminal të kreut të saj, i cili nuk kursen as fëmijët e mbijetuar.

Ne nuk do të heshtim derisa të bëhet #DREJTËSI për viktimat 26 Nëntorit!", shkruan Bardhi./E.B-dritare.net

https://www.facebook.com/gazment.bardhi/videos/10220793089246763/