
PD: Ja lista e udhëtimeve të dyshimta me çarter. Ahmetaj, të tregojë ku shkon dhe çfarë bën
E Premte 19 Shkurt 2016, 14:02
Dritare.net

“Rasti i Arben Ahmetajt është një rast i paprecedent ku një ministër shqiptar bën udhëtime të tilla të dyshimta, në fshehtësi, me luks marramendës. Ky abuzim i Ahmetajt është unik, i pakrahasur më parë, as për krerët e shtetit dhe jo më për ministra. Një fluturim çarter kushton të paktën 40 mijë euro, dhe me shëtitjet e tij prej sheiku, Ahmetaj ka shpenzuar qindra mijë euro. Ky është një rast flagrant abuzimi dhe korrupsioni, dhe Arben Ahmetaj e ka për detyrë të tregojë ku ka shkuar, për çfarë, dhe kush ia ka paguar udhëtimet”, thuhet në deklaratën e PD. Demokratët thotë se pas këtyre fluturimeve qëndron dhënia me koncesion apo falja e ndonjë pasurie të vendit.

















