Patozi: Meta thotë po bëhet nami të kapim armët, Basha takon fermerët!

Kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi i ftuar në “Report Tv” ka thënë se për krizën politike në vend po përdoret si pretekst Gjykata Kushtetuese.

Patozi tha se roli i Presidentit Meta është absurd, pasi ai nuk ka reaguar as në kriza më të mëdha se kjo, siç ishte rasti i daljes së opozitës nga Parlamenti.

Patozi shtoi se teksa Meta bën thirrje popullit që të kapin armët, Basha duhet të rreshtohet krah tij për të përballuar këtë situatë dhe jo të takojë fermerët.

“Në optikën time unë nuk mendoj se është vetëm Gjykata Kushtetuese në thelbin e kësaj krize. Ajo thjesht po përdoret si pretekst.

Nuk është arsyeja e vërtetë sepse ka pasur gjëra më të rënda se kjo. Po marr shembullin e ikjes së opozitës nga parlamenti e cila është më e rëndë se marrja e një anëtari të kushtetuese dhe Meta nuk luajti ndonjë rol për atë çështje.

LEXO DHE :  Rama: Dora që jep ka më shumë meritë se dora që merr!

Qeveria duhet të marrë përsipër sundimin me arrogancë dhe opozita të mbajë përgjegjësi për djegien e mandateve. Në rast se kjo nuk ndodh ne do biem në një krizë tjetër. Ne nuk do dalim dot nga spiralja”, u shpreh Patozi.

“Kur presidenti thotë këtu po bëhet nami, lideri i opozitës është duke folur me fermerët. Kur Meta thotë duhet të marrim armët, Basha minimumi duhet të linte fermerët dhe t’i dilte në krah.

Thelbi i kësaj krize është kryetarokracia. Jemi në Republikën e kryetarëve ku kryetari më i keq është kryeministri. Ne kemi marrë një tatëpjetë pas 2009. Shqipëria ka hyrë në kriza të pashembullta. Provat janë dhënë”, deklaroi Patozi më tej./ I.M-Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.