Pas Metës e LSI, edhe Basha sulmon kreun e KED: Gjykatën Kushtetuese si tender me përcaktim nga Dvorani

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha gjatë takimit me banorët e Sarandës është ndalur edhe tek debati i fundit për Gjykatën kushtetuese, që ka sjellë përplasje mes Këshillit të Emrimeve në Drejtësi dhe Presidentit të Republikës.

 

ka folur për përplasjen për Gjykatën Kushtetuese, duke e quajtur vendimin e KED-së si tender me përcaktim.

Basha tha se qeveria Rama ka renditur Shqipërinë në vendin e 3 më të korruptuar në botë.

“Vetëm një qeveri ka si kjo ka arritur rekord si vendi i tretë më i korruptuar në botë, kjo është medalja dhe fytyra e qeverisë Rama.

Për këtë qeveri është jetike ta ndalë ose ta bllokojë, ose ta kapë reformën në drejtësi. Këta nuk duan reformë në drejtësi, këta nuk duan SPAK, sepse SPAK i pavarur nga politika me prokurorë të pavarur, që nuk falen natën në Surrel, është kërcënimi më i madh për aferat korruptive të kësaj qeverie.

LEXO DHE :  Erdogan: Ja për sa kohë do t‘i ndërtojmë banesat e premtuara në Shqipëri!

Këta nuk duan Gjykatë Kushtetuese, o ta bllokojnë o ta kapin. Kjo është alternativa e Edi Ramës për Gjykatën Kushtetuese, sepse një Gjykatë Kushtetuese që nuk falet natën në Surrel, një gjykatë Kushtetuese që nuk behet tenderim me përcaktim nga Ardian Dvorani do të vendosë në mënyrë të pavarur dhe do tregojë atë që treguar ju që 30 qershori është një proces farsë.

Të gjitha i kanë kapur, por duan ti çimentojnë këta. Kjo që po ndodh me Gjykatën Kushtetuese është një grusht i pastër Kushtetues, i cili ka për qëllim që ndalon qytetarët që të kenë Gjykatën Kushtetuese që  presin prej 3 vitesh, do kemi një kukull të regjimit ”, tha Basha./ I.M-Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.