
Pas konflikteve me SHBA, Irani i kërkon ndihmë Bashkimit Evropian
Dritare.net

"Shtetet e Bashkuara kryen terrorizëm ekonomik duke rritur sanksionet ekonomike kundër Iranit dhe shkelën të gjitha rregullat ndërkombëtare duke vrarë komandantin kryesor të Iranit, dhe Evropa duhet t'i përgjigjet këtyre akteve terroriste të SHBA.", tha Rouhani gjatë bisedës, shkruan dritare.net
"Bashkimi Evropian është një fuqi e madhe në botë dhe nëse dëshiron të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin rajonal, Teherani është i gatshëm të bashkëpunojë me të. Irani është i gatshëm të bashkëpunojë më ngushtë me Bashkimin Evropian dhe ne besojmë se mundësia për bashkëpunim nuk duhet të humbasë. Demonstratat masive nga Kashmiri, në Irak dhe Liban pas vrasjes së Qasem Soleimani tregojnë popullaritetin dhe rolin e madh të dëshmorit në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit. Irani dhe Evropa dëshirojnë stabilitet në rajon dhe forcimin e JCPOA, dhe është shumë e rëndësishme për ne që Evropa, Kina dhe Rusia të luajnë rol të rëndësishëm në ruajtjen e JCPOA në mënyrë që të sigurojnë interesat e Iranit.”,- tha Rohani./K.C/dritare.net

















