Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pas 25 vitesh përpjekjesh titanike, ish-pronarët vijojnë udhën drejt askundit!

Pas 25 vitesh përpjekjesh titanike, ish-pronarët vijojnë
Pas 25 vitesh përpjekjesh titanike, ish pronarët vijojnë udhën ende drejt askundit, të pashpresë tashmë, në përpjekje për të marrë pronën e tyre.

ATP,  institucioni i ngarkuar për zbatimin e ligjit " Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave", nuk arriti të përfundonte në afatin e caktuar në ligj (23.02.2019),  procesin e shqyrtimit të kërkesave të ish-pronarëve, ndërsa prej disa muajsh kjo e fundit ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e këtij procesi, duke asgjësuar kësisoj çdo përpjekje disavjeçare të ish pronarëve në këtë vend.

Në vitin 2015, pranë ATP  prisnin për tu shqyrtuar 16.462 kërkesa, të patrajtuara këto ndër vite, për 12 qarqet e Republikës së Shqipërisë.

Subjektet aplikues janë njoftuar të tërheqin dokumentacionin përkatës pranë ATP,  në mënyrë që të vijojnë në gjykatë procedurat përkatëse për trajtimin e kërkesave të tyre, (brenda 1 muaji nga momenti i tërheqjes së dosjes në ATP).

Shumë syresh nuk kanë dijeni për këtë njoftim ( një duzinë kërkuesish ndodhen jashtë Shqipërisë), të tjerë nuk kanë dijeni për afatin që duhet të respektojnë në këtë rast, jo pak në radhë nuk mund të përballojnë kosto shtesë për këtë shkak, ndërsa pothuaj të gjithë bashkë, nuk kanë më besim tek vijimësia e këtij procesi e janë skeptikë për të vijuar përpjekjet më tej.

Përveçse problem pasuror, prona është dinjitet posaçërisht, ndërsa përgjatë 30 viteve ish pronarëve iu mohuan të dyja në radhë..

Dëm i pashoq e zhgënjim i madh për çdo syresh ndodhur në këto kushte, i cili priti e shpresoi me gjithë të drejtën e Zotit t'i kthehej e të gëzonte pronën e të parëve të tij./dritare.net