Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Parashikimi i meteorologëve, ja moti për nesër!

Parashikimi i meteorologëve, ja moti për nesër!
Vendi ynë është përfshirë nga temperaturat e ulëta, ku zonat në veri të vendit janë zbardhur nga dëbora.

Sipas Meteoalb, ditën e nesërme do të dominohet nga kthjellime të shpeshta e vranësira kalimtare do dominojnë zonat Qendrore, por vranësira të dendura dhe shira të dobët priten në ekstremet Veri-Jug.

Gjatë mesditës të së martës, vranësirat shtohen në gjithë territorin duke sjellë shira në dy ekstremet Veri-Jug, por sërisht pasditja sjell kthjellim të motit në vend, përjashtuar Veriperëndimin ku ende do të ketë shira të dobët.

Temperaturat e ajrit rriten NDJESHEM në të dy ekstremumet termike duke bërë që vlerat e tyre të luhaten nga 5 në 19°C./ I.M-Dritare.net