Pamundësia e Metës të përzërë Boshardin dhe arsyeja e hapit

Nga Dritan Hila

Shpallja non grata e ambasadorit të OSBE-së Boshard nga presidenti Meta, nuk ka asnjë vlerë në kuptimin institucional të fjalës.

Ai që i shpall non grata përfaqësuesit diplomatikë të një vendi apo institucioni, është ministri i Jashtëm. Këtë e di shumë mirë Ilir Meta që e ka mbuluar këtë post si ministër, ashtu edhe këshilltari i tij diplomatik, i cili hyn te njerëzit e aftë të atij stafi.

Një personel diplomatik atashohet pranë qeverisë së një vendi dhe si i tillë Boshard as ka lidhje me Presidencën, për më shumë që nuk është as ambasador në kuptimin e mirëfilltë, por thjesht shef i një misioni.

Sigurisht që Meta e di mirë këtë fakt. Nëse do të kishte tentuar të ruante aparencën diplomatike, ai thjesht do ta kishte refuzuar çdo kërkesë për takim mga ana e Boshard, pa qënë nevoja ta bëjë publike.

Por ai jo vetëm e bëri publike si paradhënie, por tentoi që edhe t’i japë ngjyrime diplomatike, atribut të cilin në këtë rast nuk e ka.

Më shumë se në rastin e dekretimit apo jo të ministrave, në fushën diplomatike presidenti ynë ka edhe më pak kompetenca. Ai mund të pranojë të dekretojë ose jo një ambasador shqiptar, por në rastin e pranimit të një përfaqësuesi të huaj, ai ka thjesht kompetencat e një korrieri ceremonial: pranon kredencialet.

Por edhe në rastin Boshard, Meta i ka dhënë krahë fantazisë duke u përpjekur të bëjë një interpretim sipas dëshirës të kompetencave të tij, i vetësijshëm që rezultati është zero.

Atëherë pse e ndërmori Meta këtë hap?

LEXO DHE :  Zjarr në një fabrikë, vdesin 40 punëtorë në Delhi

E gjitha kjo është në vazhdën e luftës së tij me mazhorancën.

Të mbetur pa institucione që të mund të interpretojnë ligjin, pika e referimit e qeverisë për të pasur legjitimitetin e saj janë nderkombëtarët. Boshard është një ndër ta. Por duke qenë përfaqësues i një organizate që armë ka vetëm diplomacinë, është edhe më vulnerabël. Ndaj edhe Meta ka përzgjedhur Boshard si target.

Për më tepër duke qenë OSBE-ja e vetmja aktore që i kanë lënë rol ndërkombëtarët përgjegjëse për iniciativat për zgjidhjen e krizës ku ka hyrë vendi, Meta po synon të delegjitimojë të vetmin aktor aktiv për zgjidhjen e krizës, pasi Meta e di se në përgjithësi të huajt janë me qeverinë. Ca më tepër Boshard anon ca nga qeveria dhe ngjan se nuk ka asnjë marrëdhënie me Metën. Kështu që Meta tashmë nuk i ka dërguar militantë që ta frikësojnë, por ka zbritur në fushë personalisht.

E gjitha kjo e dëmton rëndë institucionin e Presidencës. Shtrirja e luftës së hapur edhe me ndërkombëtarët, përdorimi i Presidencës si vendkomandë partiake, e çon vendin në parametra institucionalë në nivelin e ‘97-ës.

A i ka bërë Meta mirë llogaritë?

Këtë e di ai më mirë se gjithkush deri ku mund të mbajë litari. Vetëm se ndërkombëtarët nuk janë Edi Rama me të cilin mund të pajtohesh prapë; ca më pak, nuk e kanë inatin e shkurtër. Sepse Boshard nuk është zgjedhje e Ditmir Bushatit dhe as vetëm ambasador i OSBE-së, por edhe aset i Ausëartiges Amt, domethënë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë./dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.