Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pacientët përfitojnë ilaçe të rimbursuara për trajtimin e hepatitit B dhe C

Pacientët përfitojnë ilaçe të rimbursuara për
Hepatiti është një sëmundje epidemikë që po përhapet shumë kohët e fundit. Duke pasur parasysh shkallën e përhapjes së lartë edhe në Shqipëri, Organizata Botërore e Shëndetit ka ndërmarrë disa masa parandaluese të Hepatitit B dhe C.

Related image

Parandalim me anë të vaksinimit, për ata që janë të prekur vaksinimi parandalon infeksionet gjatë mjekimit. Në Shqipëri është mbuluar vaksinimi me 95% të territorit.

Gjithashtu, është planifikuar testimi i grupeve me risk, të tillë si ata që përdorim drogë me injektim, njerëz që kryejnë marrëdhënie seksuale të pambrojtura etj. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka udhëzuar në vitin 2017, ndryshimin e testeve dhe modaliteteve për të shmangur infektimet.

Image result for narcotic injection and hepatitis

Për sa i përket mjekimit të  hepatitit C, janë hedhur në treg barna që luftojnë 90% të sëmundjes, dhe me shumë pak efekte anësore.

Lista e barnave është e rimbursuar dhe përfshihen një seri mjekimesh të hepatitit kronik C. Kostot janë relativisht të larta, dhe po mbulohen nga shteti.

Related image

Infektimi me Hepatit, nga viti në vit tregon një rritje të rasteve të të prekurve për shkak të rrugëve të përbashkëta transmetuese.

Marrëdhënie të pasigurta,injeksionet e lëndëve narkotike, procedurat kozmetike si pircing, tatuazhe, ekspozime të tjera gjaku etj, janë rrugët e infektimit nga hepatiti C.

Image result for drugs injections

Image result for making a tattoo

Hepatiti duhet testuar, sidomos te nënat që lindin.

Sipas raporteve 4-8% të lindjeve të lindjeve në gratë me infeksion HCV, dhe në 10.8-25% të lindjeve në gratë me HIV dhe HCV. Nuk ka ndërhyrje të provuar për të zvogëluar këtë rrezik të transmetimit.

Related image

Personat e prekur me Hepatiti kanë nevojë për një trajtim të kujdesshëm, duke marrë parasysh edhe efektet anësore. Me datë 28 korrik është Dita Botërore e Hepatitit, dhe në këtë ditë bëhen përpjekje për të parandaluar atë, me qëllimin përfundimtar për ta zhdukur. Organizata Botërore e Shëndetit, në Ditën Botërore të Hepatiti, ka në fokus temë “Testo, Trajto. Hepatitin”./dritare.net