
Duket se ndryshimet në këtë sezon televiziv ende nuk kanë përfunduar.
Duket se ndryshimet në këtë sezon televiziv ende nuk kanë përfunduar. Një tjetër emër i rëndësishëm i ekranit shqiptar, këngëtarja dhe autorja e disa programeve në Vizion Plus dhe Tring Orinda Huta nuk do të jetë më pjesë e këtij ekrani.
Sipas burimeve të Gazetës Express bukuroshja me sytë bojqielli do të jetë këtë sezon televiziv në Klan dhe pikërisht në jurinë që do të gjykojë artistët e rinj në festivalin e muzikës së lehtë shqiptare “Kënga Magjike”.
Pas largimit në Klan të bashkëshortit të saj Turjan Hyska u komentua gjatë nëse Orinda do t’i bashkohej ose jo në këtë ekran./ekspress