Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Zbardhet biseda e Berishës me Belerin!

Zbardhet biseda e Berishës me Belerin!

Pas gjendjes së rënduar psikologjike që ka shfaqur Beleri kohët e fundit, Berisha mendoi t’i jepte kurajë nëpërmjet një bisede terapeutike në telefon

Berisha: Doktori jam Fredi, si je?

Beleri: Doktor, shyqyr që më more. Jam keq. D.m.th, nga ana fizike jam mirë, kam hequr ca kile por nuk ndihem mirë shpirtërisht. Kam depresion. Në fillim e mora me qejf këtë punën e burgut se thashë që nja dy ditë do mbante, e me këtë rast do shpallesha edhe hero. Por tani u zgjat shumë. Them ta pranoj akuzën.

Berisha: Në asnjë mënyrë Fredi. Kujton ti se bëhesh kollaj hero? Unë të thashë që në fillim që më mirë të bënim ndonjë atentat.

Fredi: Më the doktor, por nuk dihet sesi të kap plumbi.

Berisha: Nga këmbët do të gjuanim Fredi, pastaj me gjithë ato kile që ke ti, nuk të bën gjë plumbi. Por edhe sikur të ndodhte, do të bënim një bust në mes të Progonatit.

Fredi: Eeeeee, posi ore, më mirë Fredi prej vërteti sesa Fredi prej betoni. Por kjo puna e bustit më pëlqen, por jo në Progonat se tani e ndjej veten grek.

Berisha: Endaksi tekno mu (dakord biri im).

Fredi: Sa bukur e thua doktor, tamam si një prift në Amerikë që më do shumë.

Berisha: Me ushqimet si je Fredi, do të dërgojmë ndonjë gjë?

Fredi: Ndonjë peshk apo karkalec doktor!

Berisha: Për ato thuaji Vangjelit se ne i kemi lekët të bllokuara në aktivitet. Po bëjmë një kullë që na dha lejen ky hajduti, drogaxhiu, i korruptuari, Edvini. Ndonjë suvllaqe me dopio pite po deshe!

Fredi: Doktor unë po ha burgun dhe ti do të më paguash me suvllaqe?

Berisha: Demokracia ka sakrifica Fredi por po bëre betimin na jep ndonjë leje ndërtimi aty dhe ta ndryshojmë menynë.

Fredi: Më duket se do zgjasë kjo punë deri atëherë doktor.

Berisha: Mbahu Fredi, se nga tetori do fillojmë protestat.

Fredi: The që do i filloje në shtator doktor!

Berisha: Nuk po na mban koha o Fredi, vazhdojnë plazhin shqiptarët. Gjithsesi ti po u mërzite, mendoje punën e atentatit. Mjafton të kesh dëshirë se ta bëjmë edhe në burg. Se del edhe bukur si fabul që Rama të vret pasi këta të Vunoit nuk kanë shkuar mirë me ju grekët. Mendoje një herë. Hajde tung./dritare.net