Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Çudit Berisha: Falënderon SPAK-un dhe Top Channel

Çudit Berisha: Falënderon SPAK-un dhe Top Channel

Të dashur demokratë dhe demokrate,

Të dashur socialistë të zhgënjyer nga Rama dhe që mezi prisni të më votoni mue.

Sot due me falenderue Top Channelin për bisedën e ngrohte dhe miqësore që pata me gazetarët në studion televizive. Si gjithmonë pyetjet e panelit ishin të kujdesshme se mos më lëndonin, madje më jepnin kurajë.

Falënderoj kameramanët që ishin në shtëpi. Ata rrezikonin arrestimin pasi shkelën urdhrin e SPAK-ut, por ishin demokratë të vërtetë. Për ty bëjmë edhe burg, doktor, më thanë. U treguan të kujdesshëm dhe hoqën këpucët kur u futën. Lodhet teta Lili te pastrojë, më thanë. Pastaj hëngrëm grosh të ziera në vorbe sipas traditës tropojane të shoqëruar me qepë dhe djathë. U kënaqëm duke pjerdhur nga fundi. Ju dhashë edhe një pjatë për Gridën dhe një pjate t’ia çonte Salianjit. Qëndrestar i vërtetë ai djalë. Duhet me e kujtue më shpesh jo vetëm unë por edhe Grida. Nuk mund ta lejë me një emision.

Dje ishte dita kombëtare e burgaxhinjve dhe media u tregua një opozitare e denjë e regjimit të Ramës dhe Skapit duke intervistuar gjithë burgaxhinjtë, duke filluar me mua, Belerin, Monikën dhe shpresoj shumë shpejt edhe Metën. Kurse Salianji më kanë thënë që po shkruan poezi dhe tekste këngësh që do t’i këndojë si serenata.

Më duhet me falenderue edhe Skapin që ka tregue kujdes duke më mbyllur në shtëpi dhe quajtur arrest shtëpie. Ky në fakt është një kujdes shëndetësor që e vlerësoj, pasi nuk më mungon asgjë, kurse po të rrija rrugëve, mund të thyeja ndonjë këmbë apo dorë./dritare.net