
Plani sekret i Berishës për ndryshimin e rezultatit!
Dritare.net
Meta: Si të kam doktor? Ça janë këto fjale që janë hapur sikur ke thënë që jemi opozitë institucionale dhe jo e dhunshme?
Berisha: Po ça me thanë Ilir?
Meta: Doktor, njerëzit na erdhën mbrapa se na dinë për të fortë dhe jo për të mençur.
Berisha: Nuk e di ty, por mua më kanë mbajtur edhe për të fortë edhe për të mençur. Por puna është që na ka lënë takati.
Meta: E si t’ia bëjmë tani doktor, se 250 mijë vota sa mora me ty, dikur i kam marrë vetëm me Tit Vasili?
Berisha: Nuk e di Ilir, por duhet me ndryshu strategji, duhet me shku te kisha e Laçit ose të bëjmë ndonjë nuskë. Si thua ti?
Meta: Nuk e di doktor se ne bektashinjtë s’para besojmë te këto. Kurse Baba Mondi nuk beson për vete se oficer ka qenë. Ti e ke thënë vetë që ushtria është jeshile nga jashtë dhe e kuqe nga brenda .
Berisha: Po ndonjë hoxhë nga këta të komunitetit mysliman?
Meta: Këta kanë frikë se iu shpall Rama zgjedhje të parakohshme dhe bëhet vetë kryegjysh.
Berisha: Po me priftërinjtë a ke ndonjë lidhje, se unë jam si në punë gjaku me ata qyshse kena pas vra një prift.
Meta: Ata nuk afrohen doktor. Ca janë plakur, ca kanë frikë se u hapin dosjet kurse të tjerët se mos ua bëjnë dosje siç ma bënë mua. Kurse këta të rinjtë nuk duan të ngatërrohen me politikën. U ka hyrë frika kur kanë lexuar historinë që në ‘67-ën u shembën kishat dhe desh i zunë brenda priftërinjtë.
Berisha: Ilir, që ti ke qenë, ke qenë , por hajt se po e bëjmë sikur e kemi harruar.
Meta: Unë nuk kam qenë kurrë prift doktor.
Berisha: Jo prift, po ashtu tjetër, e di vetë ti.
Meta: Doktor, do fillosh të mendosh ndonjë gjë apo të dal më vete në zgjedhje?
Berisha: Qenka keq puna. Se tani edhe këta intelektualët që na kanë mbetur nuk flasin.
Meta: Flasin doktor, flasin, por ata të hairit janë me këtë maskarain në qeveri, kurse këta që na kanë mbetur ne nuk i pjerdh njeri, se këta libra që nuk i lexon as gruaja kanë shkruar. Por të shohim për ndonjë arixhofkë të paktën doktor që të na heqë syrin e ligë. Se të thashë që mos ta linim në 2013-ën se 13-ta ishte ters, por nuk më dëgjove.
Berisha: Iku ajo punë Ilir. Tani shiko për arixhofkë dhe më thuaj./dritare.net

















