Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Përplasje e ashpër diplomatike Ankara-Athinë për rastin Fred Beleri 

Përplasje e ashpër diplomatike Ankara-Athinë për rastin Fred
Arrestimi i Fred Belerit ka ngjallur reagimin e Athinës zyrtare ndaj Shqipërisë. I menjëhershëm reagimi i Turqisë. Ja nota që i nis Ministria e Jashtme e Turqisë, Athinës!

"Me hidhërim dhe zemërim të madh mësuam se kryeministri Micotaqis dhe qeveria e Athinës i ka dalë për zot një qytetari me origjinë turke pjesë e pakicës turke në Shqipëri të quajtur Ferid Beu duke i ndryshuar edhe emrin dhe prejardhjen. Për këtë ju paraqesim fakte si më poshtë:
Në realitet Fred Beleri nuk është asgjë tjetër veçse Ferid Beu, shtetas turk i emigruar në Shqipëri në prag të pavarësisë së këtij vendi.
Ferid Beu emrin origjinal e ka Ferid Qënaj. Ky është marrë si akçi (kuzhinier) nga bejlerët e Libohovës të cilët i dhanë edhe mbiemrin Bejleri.
Meqenëse nuk qullosi gjë në kuzhinë dhe fakt për këtë është lokali i tij në Himarë ku nuk ha as qeni, e shitën te kurveleshasit, në Progonat, te fisi Qëndro. Fisi Qëndro e përdori ca kohë si bari, por meqë pati humbje të bagëtive (gojët e liga thonë që i hante vetë), e përzunë dhe u vendos në Himarë.
Nga ajo kohë u lidh me grupet ekstremiste greke të cilat e përdornin për ta ngarkuar me materiale luftarake dhe ushqime kur bënin aksione ushtarake në Shqipëri. Por edhe këta e përjashtuan pasi iu hante racionet e ushqimit.
Tani marrim vesh që donte të hante edhe votat.
Gjithsesi ai mbetet një shtetas i yni dhe ne dënojmë me forcë përvetësimin që kërkon të bëjë Greqia. Nuk i mjafton që na ka marrë ishujt Dhodhekanizos, por duan të na marrin edhe Ferid Beun.
Në këtë kuadër i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të kujdeset për shëndetin e Ferid Beut, t”i japë për të ngrenë pavarësisht se mund ketë kosto të lartë, pasi ne do ua kompensojmë në paketën e ardhshme të ndihmave për ushtrinë shqiptare me tre autobusë më shumë.
I themi Ferid Beut të mos bëhet pre e lajkave dhe mos ta mohojë origjinën e tij.
Ankara, 14 maj 2023."/dritare.net