Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Micotaqis ngre akuza ndaj Ramës!

Micotaqis ngre akuza ndaj Ramës!

Pas publikimit të bisedës telefonike mes Ramës dhe Micotaqis, ky i fundit e ka telefonuar rishtas Ramën në shenjë proteste.

Micotaqis: Kalispera qirje Protiburgos (Mirëmbrëma zoti kryeministër)

Rama: Re Miço, të kam thënë mos fol me fjalë të pista dhe fol anglisht. Dhe jo kaq formal se na hape barkun.

Micotaqis: Po ti pse bën sikur nuk di greqisht. Ti je vorioepirot.

Rama: Ore Miço, do bëhesh esëll ti apo si e ke hallin, se do na nxirrni vorioepirotë edhe në Vaun e Dejës.

Micotaqis: Edhe aty kemi. Kemi Nard Ndokën. Ka fituar një herë si kryetar bashkie i PBDNJ aty. Por ky është në fazën e dytë pasi të lirosh Belerin.

Rama: Kiço!

Micotaqis: E kam Miço.

Rama: Varja, Kiço, Miço, njësoj janë, por më duket se ke filluar uzon në moshë të madhe. Do t’i them motrës, Dorës, po vazhdove kështu.

Micotaqis: Ti e ke fajin se ti e publikove bisedën tonë dje. Më vinte të qaja nga inati.

Rama: Kiço…

Micotaqis: Miço të thashë!

Rama: Sa i fiksuar je pas emrit or burrë. Do më japësh fjalën që nuk do pish më. Se kishe dalë në konferencë për shtyp dhe e kishe shkelur pak.

Micotaqis: Do ta lirosh Fredin se s’bën!

Rama: Kiço, po e merrni në qafë atë djalë. Po mos ta përmendnit, do kishte dalë. Kurse tani ju ka hipur inati gjykatësve. As Ulësiu nuk po më dëgjon më. Është çështje e drejtësisë më thotë, mos ndërhy në punët e mia. Dhe mos e dërgoni më Janullatosin nëpër burgje se nuk ka moshë. Para ca muajsh ishte nisur për në atë botë, ju shkoni dhe e ktheni nga rruga. Kini pak mëshirë për pleqtë.

Micotaqis: E mo edhe ti, punë pleqsh, mos i dëgjo as fjalën e as pordhën. Po më thuaj çfarë të tha mbrëmë Erdogani?

Rama: Më pëlqen ai Miçua, tha, është i njomë dhe naiv, e përdorin të tjerët.

Micotaqis: Hë më qafsh, ashtu tha? Edhe unë kam respekt për atë, thuaj. Po për Fredin ça do bësh, se ma le varur?

Rama: Miço, ne këndej kemi një fjalë që “burgu është për burra”. Kështu që palikari na shpëtoi një herë pa lagur por këtë herë do ta hajë çadër, sa për të dyja herët.

Micotaqis: Po sikur ta simulojmë një arratisje. Kështu edhe unë shpëtoj fytyrën edhe ty nuk të çaj më kokën. P.sh të iki nga dritare e banjës. Se mirë gjykatësit nuk të pyesin, por policët t’i i komandon.

Rama: Ç’më thua o Miço. Atë edhe kur e fusin në qeli, policët e shtyjnë tek dera me lugë këpuce se nuk e nxë. Vërtet është dobësuar por jo aq sa ta nxërë edhe dera e banjës. I çojmë oturak në qeli. Le që ku më dëgjon Taulanti mua. Do bëjmë shtet ligjor, më thotë, mos ndërhy në kompetencat e mia. Po të jetë për mua, ta bëra bustin e babait në Dropull. Ishalla nuk i bie plani rregullues sheshit, se as Belinda nuk më pyet më se ku do bëhen rrugët apo sheshet. Lëre Kiço lëre, se më ka gjetur belaja. Po nuk më beson ti.

Micotaqis: Dmth nuk bëhet gjë për Fredin?

Rama: Ça të thotë vëllai, po do ti’i çoj ndonjë çokollatë apo cigare, më thuaj se kam atë avokatin që merret me shpërndarje cigaresh, ai i thotë Visit dhe Visi mbaron punë! Tani ika se po më thërret në whatsapp me kamera Erdogani. Do t’i flasësh? Ose e lemë për një herë tjetër se duket me nerva. Të ka shpëtuar ndonjë fjalë ty?

Micotaqis: Për shpirt të babait, jo!

Rama: E mirë, do të telefonoj unë./dritare.net