
Berisha: Ilir, si je? Nga bëhet tigri?
Meta: Në kopsht zoologjik doktor!
Berisha: E kam fjalën për tigrin e Gjirokastrës!
Meta: Aty nuk ka kopsht zoologjik doktor. Një luan kishin marrë ca çuna në Fier por atij i nxorën syrin se nuk hante bukë me ujë. E ngatërronin me gocat që çonin jashtë për punë. Çuna përsëmbari ata. I kishte shokë Fatja. Kanë bërë ca vrasje të bukura, pa pa pa. Pastaj erdhën dhe e morën holandezët.
Berisha: Or zotëri, e kam fjalën për Ben tigrin!
Meta: Po fol o doktor!
Berisha: Ça me fol or ti, ti të regjistron edhe telefonatat.
Meta: Ka ikur doktor.
Berisha: Bravo. Gjirokastrit trim. Vodhi dhe krisi dhe iku. Jo si ne. Se nuk patëm mend të bënim letra amerikane ose kanadeze. Tani nuk do ishim as non grata.
Meta: Të paktën nga një soxhorno të kishim marrë doktor.
Berisha: Lëre-lëre, gabim i pafalshëm. Ça do bëjmë tani?
Meta: Të merremi me Rrahmanin doktor. Shqiptarët gallatë duan. Ja psh komandanti nuk ia fuste kot plumbi nga një anëtari të byrosë një herë në 4-5 vjet, dhe shqiptarët harronin tollonin.
Berisha: E drejtë. Krim i tmerrshëm ai. Dhe këta që rrahën Rrahjat ishin demokratë të orëve të para. Do merremi me Rrahjat dhe kështu mobilizojmë popullin për mitingje
Meta: Varja mitingjeve doktor. Po të shtyjmë kohën se u harruam fare.
Berisha: Mirë e ke. Ja po dal në një konferencë për shtyp!/dritare.net

















