Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Ja plani që diskutoi sot Berisha me Metën në seli!

Ja plani që diskutoi sot Berisha me Metën në seli!

Berisha: Ilir, si je me dashnoret ti?

Meta: Ça thu doktor?! Jemi burra seriozë dhe familjarë. Po ti?

Berisha: Unë, dihet ajo punë, laj-thaj vetëm me gruan. Po bashkëpunëtorët i ke kontrolluar ndopak. Se Rama nga pakujdesia e hëngri. Zë dashnore McGonigal në Amerikë, djersin Rama në Tiranë.

Meta: Ne jemi parti e lirisë doktor. Nuk ndërhyjmë në jetën private

Berisha: Dakord zotëri, por ka ca parime që duhen respektuar.

Meta: Doktor, ata çerrat e tu i kanë çuar femra amerikanit, jo të mitë. Po t'i kishin kërkuar lekë, atëherë do dyshoja se e kane ves, por ky kishte ardhur të merrte lekë për vete. Ti kujtohesh mos ke ndonjë foto me këtë? Se ai Gon Nezaj është sigurims. Ata mbajnë dosje.

Berisha: Po pra, ma kishte bërë edhe mua një foto ky Nezaj. Kam qenë pa mendje.

Meta: Doktor, kujdes, se si shumë pa mendje ke bërë kohët e fundit.

Berisha: Ti shiko fotot e tua, se të kanë kapur me gjithë halabakët e Kamzës.

Meta: Doktor, lëri halabakët e Kamzës se prej teje i kam njohur, po shiko se ky ishte bërë Qytetar Nderi edhe në Tropojë. Dmth sa për ta dhjerë ty. Por t'i lëmë këto, se është koha për unitet. Çfarë plani ke për nesër?

Berisha: Në fillim kisha plan të palosnim ndonjë, por nuk pranon asnjëri të shpallet hero i demokracisë. Gjithësesi jemi në kërkim të kandidatëve. Nuk kanë më shpirt revolucionar këta të rinjtë.

Meta: E vërtetë. Edhe këndej nga ne kanë filluar të kalojnë me PS-në. Nuk i kishin hedhur poshtë testerat kur u anëtarësuan tek mua.

Berisha: Asaj punës së çadrës i ka dalë boja. Pastaj as për çadër nuk ka kandidatë. Na tall Rama nga dritarja, më thonë. Prandaj menduam të marrim zarzavate dhe gjuajmë kryeministrinë.

Meta: Doktor, kam dëgjuar për Revolucioni Kadifenjtë, Revolucioni Portokalli, Pranvera Arabe, por për Revolucioni i Zarzavateve nuk kam dëgjuar. Do ta kujtojnë si protestë të Gon Dukës.

Berisha: Ilir, mosndill ters. Ta fillojmë njëherë pastaj e rregullojmë rrugës.

Meta: Dakord doktor, shihemi në bulevard./dritare.net