Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Ja plani Berisha & Meta për të liruar Belerin!

Ja plani Berisha & Meta për të liruar Belerin!

Berisha: Ilir, si është puna me këtë Belerin, si e kapën?

Meta: Ia bëri vetes doktor. E pata ftuar në kurset e përshpejtuara që kemi hapur ne si parti për blerjen e votës dhe sesi merren lekët, por nuk erdhi.

Berisha: Si dreqin donte të blinte vota? Ne jemi koalicioni antikorrupsion dhe i votës së lirë.

Meta: Nuk i kishte parë gishtat e Belos ai doktor.

Berisha: Kam frikë se ka dorë Rama. Ai e kërcënoi para ca ditësh.

Meta: Ka hasmëri të vjetër Himara me Vunoin se himariotët janë me Greqinë kurse Vunoi me Shqipërinë. Duhet ta mbrojmë doktor.

Berisha: Dakord, por nuk ka dy javë që kemi kapur tezën e sovranistëve dhe nacionalistëve.

Meta: Sa kauza kemi kapur ne doktor, kush i mban mend. Pastaj ne jemi të majtë dhe është kauza e internacionalizmit.

Berisha: Po për të ngrenë si ia bën?

Meta: Duhet të bashkohemi dhe të krijojmë një fondacion “Food for Fredi” doktor, se vetëm Vangjeli nuk ia del dot me bukë.

Berisha: Dakord jam, po çfarë ha ai? Se po filloi me karkaleca dhe fruta deti, nuk ia dalim dot se na duhen lekët për të blerë vota për vete.

Meta: Po jo o doktor se nuk është grek ai. Bejleri e ka pasur mbiemrin dhe e ka bërë Beleri. Besoj se me një dy sufllaqe dopio pitë dhe patate të skuqura, i dalin për çdo vakt.

Berisha: Dakord, por puna është që mos dali më i shëndoshë nga ç’hyri, se del si punë reklame për burgjet e regjimit të Ramës. Ta vëmë pak në dietë.

Meta: Ashtu mendoj edhe unë. Për avokat si do ia bëjmë doktor?

Berisha: Le të merret Dulja me atë punë.

Meta: Puna është që Dules i ka hyrë frika dhe nuk del nga shtëpia që ka në Janinë.

Berisha: Mirë e ka, se mund ta rrëmbejnë.

Meta: Ishalla merret Dendias. Kushte çuar ambasadoren në Vlorë që të interesohej si ishte Fredi.

Berisha: Hë, e kishin keqtrajtuar?

Meta: Jo. Policët i kishin thënë që hante dhe dhiste, kusurin gjumë.

Berisha: Po ky tjetri që të kishin zënë në Kuçovë që blinte vota, si është puna?

Meta: Ça të thuash doktor, edhe janë plakur dhe iu ka rënë nuhatja të dallojnë policët.

Berisha: E marr me mend. Edhe mua kanë filluar më duken të gjithë si Erion Veliaj. Pashë një foto timen me Lilin dhe i thashë pse ke dalë këtu me Erjon Velinë, por ajo më tha që ishte fotoja jonë e martesës.

Mbetemi në kontakt flori./dritare.net