
Ja çfarë po planifikon Berisha për arrestin shtëpiak!
Dritare.net
Me afrimin e masës së arrestit, Berisha ka planifikuar edhe variantet sesi do veprojë. Në një bisedë me Ilir Metën, ai i shpalosi planin e masave për të përballuar situatën:
Meta: Doktor, si i ke punët?
Berisha: Shumë mirë Ilir, moralin e kemi të lartë familjarisht. Shembulli i Abit që po e përballon me sukses arrestin në shtëpi më ka frymëzuar.
Meta: Nuk ma merrte mendja doktor që do ishte kaq i zoti Abi.
Berisha: As mua. Ka marrë edhe një libër kuzhine dhe ka ecur shumë mirë me recetat. Do t’i them të ta blejë një kopje edhe ty se nuk i dihet.
Meta: Faleminderit doktor. Po më prek shumë. Si thua që të marr edhe komandën e Foltores sa kohë që ti do jesh brenda?
Berisha: Nuk ka nevojë Ilir se lodhesh shumë. Më mirë mëso gatimin se nuk i dihet si venë punët dhe unë nuk ia them fare për gjellë. Shiko sidomos si bëhet flija.
Meta: Dakord doktor. Po për kohën që do jesh në SHQUP si do ia bësh?
Berisha: Ka marrë zgjidhje ajo punë. Kam filluar grumbulloj bidonë uji dhe Coca Cole që të urinojë, sidomos natën. Kjo është shumë e rëndësishme pasi nuk jam mësuar të lëviz natën në korridoret e SHQUP-it dhe ka rrezik që në vend të banjës të përfundojë te zyra e Gaz Bardhit dhe ta bëj aty. Kam marrë edhe oturak. Tani nuk është se ha shumë, por nuk i dihet.
Meta: Shumë mirë doktor, por mbaj edhe një ditar që ta përdorim si manual në të ardhmen, se nuk i dihet.
Berisha: Patjetër Ilir. Hajt tung!/dritare.net

















