Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Biseda sekrete e Ramës me Micotaqis për Belerin!

Biseda sekrete e Ramës me Micotaqis për Belerin!

Rama: Jasu Miço, ti kanis?

Micotaqis: Kala ime re gamoto panagia su ma mi eqis kanis skata me to Beleri (mirë jam ta marrë djalli, por më ke bërë lëmsh me atë Belerin)

Rama: Ego Rama dhen ksero elenika (unë Rama nuk di greqisht), por mëma më ka thënë që gjuha greke është e bukur se kishim një lopçar nga Korfuzi në Vuno. Hajde flasim shqip, mos u bëj malaka (legen)

Micotaqis: Unë Micotaqis nuku di skip. Dendias dinte. Flasim anglisht.

Rama: Si të duash. Si e ke hallin?

Micotaqis: Për Belerin e kam. Do ta nxjerrësh nga burgu apo si e ke hallin?

Rama: Më vjen keq, por po të ishte, unë nxirrja Ter Kokën. Nuk kam ç’bëj.

Micotaqis: Mos thuaj malaqies. Po nuk e nxore do të bllokoj integrimin në Evropi.

Rama: Miço, qënke koqe fare. Qyshse morën vizat shqiptarët kanë kujtuar se janë futur në BE.

Micotaqis: Akus edho, d.m.th dëgjo këtu, do të ndërpres fondet.

Rama: Miço, ato fondet as e dija që i kisha se i vidhte Frida. Sa janë fondet e tua e bëjnë naçut shqiptarë me një kamion banane.

Micotaqis: Pio ine naçu, d.m.th kush janë këta?

Rama: Miço, më mirë që nuk i njeh se do filloje t’ju kërkoje borxh.

Miço: Re Rama re megale, dmth o gjigand, do ma lirosh Fredin apo si?

Rama: Miço, Fredi është mirë. Ka rënë në peshë. Kolesterolin e ka mirë dhe me oreks është stabilizuar. Ka filluar bën palestër dhe çunat më thonë që po bëri edhe ca muaj burg, do fillojë të shikojë hallatet pa pasqyrë. Mos u bëj merak. Se harrova, herë tjetër ço te Departamenti i Shtetit ndonjë që e di mirë anglishten, se ai që kishe çuar ishte sikur ia kishe mësuar për dy javë. Tani po iki unë se kam dy thirrje të humbura nga Erdogani. Hajde jasu. Se harrova, thuaj Berishës të bëjë nja dy mitingje se nuk kam me çfarë merrem këtë javë./dritare.net