

Meta: Doktor, si je? Të kanë ftuar te pritja e Klintonit?
Berisha: Ju kam çue fjalë përpara për mos me m’ftue. Jo or zotëri, nuk ia fal atyre unë që nuk njohin Gjykatën Koreksionale te Parisit
Meta: Po ata e kanë inatin me francezët doktor, se nuk i përkrahën në luftën e Irakut
Berisha: Mirë ia kan ba francezt. Duhet edhe ne me ndjek shembullin e tyre. Të çohemi në demonstrata
Meta: Kundër kujt doktor? Se ata janë arabët kundër francezëve!
Berisha: Duhet me u ba me arabt. Nuk jemi kot të majtë, internacionalista
Meta: Na ngatërrove doktor, po flisja për ardhjen e Klintonit
Berisha: Po, ke të drejtë. Duhet me saju diçka, se e quan sukses pastaj Edvini
Meta: A ta bëjmë si në rastin kur erdhën kryetarët e shteteve të BE doktor? D.m.th t’i fusin një të qarë ata të shoqatës “Ne jemi teatri” dhe pastaj të gjejmë ndonjë që të rrahi ty?
Berisha: Ilir, këtë punën e vajtojcave edhe e bëjmë por grushtin nuk e di a e mbaj. E bëjmë që të rrihesh ti këtë radhë, si thua?
Meta: Doktor, unë e kam deklaruar që vetëm po më gjuajtën me raketa te Mali me Gropa pranoj.
Berisha: Po si me ja ba Ilir? Po ndez flakë parlamentin atëhere. Po i akuzoj për korrupsion. Se ky Klintoni më ka pas akuzue mue sikur i çoja naftë Milosheviçit, kur una ia çoja bujqve të Kosovës. Jo, nuk mund ta lemë kështu. Apo ti bëjmë atentat Mond Spahos?
Meta: Spaho nuk bën lajm Doktor. Unë them të rrahim Gaz Bardhin.
Berisha: Jo Gazin se na hap probleme me këshillin e Evropës.
Meta: Pse te ketë ardhur ky Klintoni këtu doktor?
Berisha: Ta them unë ty: Vuçiçi i ka dhënë urdhër Ramës që ta ndalojë Albinin pasi ky po e shkatërron fare. Ky ka thirrur Klintonin demek për vizitë që të kujtoj Albini se as Klinton nuk është dakort me Albinin. Në fakt Klintoni nuk e di si është puna dhe ka ardhur. Do ketë marrë lek, e sigurtë. Se nuk janë gjithë presidentët si puna ime që shkruajnë pa lek tek qytetari digjital. Pastaj Vuçiç i ka thënë Ramës që po ma kryejte këtë punë do të bëj kryetar bashkie në Kravujevac. Kupton sa e thellë është puna?
Meta: Një mut kuptova po do ta dëgjoj prapë regjistrimin/
Berisha: Pse më ke regjistruar?
Meta: Doktor se ha më Iliri të flasë pa regjistrime. Pastaj e zbardhim si të na e dojë puna./dritare.net

















