Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Berisha shpjegon pse u zgjodh ditëlindja e Putinit për protestën!

Berisha shpjegon pse u zgjodh ditëlindja e Putinit për protestën!

Berisha: Ilir, si je, a ke mund me bë shtangë? Duhet të jemi të përgatitur?

Meta: Mirë doktor. Kam filluar me sportet në të thatë, mjaft me ujërat e kaltra dhe të pastra. Filloi i ftohti.

Berisha: Nuk duhet me e ndërpre edhe hedhjen në ujëra Ilir. Hidh Tedin, por mos e lër frontin bosh se fillon Rama dhe hedh ata të tijtë.

Meta: Tedi gati është doktor, por them ta përdorim për ta hedhur në kokat e policëve.

Berisha: Dakord, por në ditët e lira hidhe edhe nëpër pellgje dhe rezervuar

Meta: Dakord. Po nga ana jote ç’kemi?

Berisha: Më telefonoi Putini. Respekte doktor, më tha; të falënderoj që protestën për votën e lirë dhe demokracinë po e bën në ditën time të lindjes. Edhe unë ashtu si ty jam tifoz i demokracisë dhe lirisë së votës. Edhe unë si ty kam probleme me amerikanët dhe ashtu si ty them inshallah zgjidhet Trump-i.

Meta: Është i madh Putini. Unë fola me këtë maqedonasin Gruevskin që është arratisur në Hungari.

Berisha: E njoh, se edhe Abi e bleu vilën në Budapest afër asaj të Grigorievskit, që ta kemi për rast rreziku. Për çdo rast shko edhe ti aty. Nuk dua qira.

Meta: Rrofsh doktor. Mirë që më the që të çojmë ca raki aty. Dhe ky Grigorievski më tha që të kemi kujdes se amerikanët në fillim të marrin erzin, pastaj paratë e pastaj të çojnë si lavjerrës sahati si Sadami.

Berisha: Nuk dua t’ia di Ilir.

Meta: Ndonjë dëshmor ke përgatitur?

Berisha: Po mendoj Gazin. Por ai thotë që burgun e bëj me qejf por jo plumbin. Ti si thua për Tit Vasilin?

Meta: Titi nuk pranon pa zgjidhur enigmën pse e hoqëm si kryetar partie. Mbase pranon Nesho, por ky nuk na del në mitingje

Berisha: Nejse. Kemi kohë dhe do ta mendojmë. Nuk më thua sa veta ke menduar të sjellësh në miting?

Meta: Deri tani unë jam i sigurt. Tedi po ashtu. Dhe të shohim mos gjejmë ca kalamaj nga Braka ose Bregu i Lumit.

Berisha: Do ta tundim të hënën. Po dridhet Edvini.

Meta: Ja vdekje, ja fitore doktor.

Berisha: Shumë dakord me fitoren. Me vdek, kemi plot të tjerë./dritare.net