Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Berisha shpalos strategjinë për përmbysjen e Ramës javën e ardhshme!

Berisha shpalos strategjinë për përmbysjen e Ramës

Pas përleshjeve të fundit në kuvend ku foltoristët e Berishës dhe vulëhumburit e Gaz Bardhit i rrahën për vdekje për herë të katërt karriget e qeverisë, Berisha vendosi të mblidhte grupin e ngushtë për të caktuar strategjinë për të ardhmen.

Ai theksoi se së pari qeverisë i është kallur data nga revolucioni që po bëjnë opozitarët e vërtetë në sallën e kuvendit. Edi Ramës, tha Berisha, i ka hyrë kaq shumë frika nga revolucioni ynë saqë pritet nga momenti në moment të japë dorëheqjen.

Priten përforcime nga Partia e Lirisë, por kjo ka probleme efektivësh pasi për momentin përgjigjen në apel, vetëm Titi dhe Gimi.

Por kjo nuk mund të ulë mobilizimin tonë, tha Berisha, sidomos pas bashkimit me grupin e Gazit.

Duhet vënë në pah, tha Berisha, se Gazi po i lan gjynahet me aktivizimin e fortë të kohëve të fundit. Gjithsesi, theksoi ai, duhet që të vrasë ndonjë deputet, por këtë radhë jo me dorën e të tjerëve, por po ka bythë ta bëjë vetë.

Në këtë kuadër, vazhdoi Berisha, ngarkohen rapsodët e Foltores të përhapin këngën që e kam shkruar unë për gjithë natën, me tekst si më poshtë:

Edi Rama o shpirtzi/

Nuk ke pa Berish me sy/

Që djeg vedin edhe ty/

Bashkë me Gazin t’kallin n’hi/


Ky Gaz Bardhi djalë i ri/

Nuk ka ba asnji trimni/

N’parlamet po don me hy/

Me djeg vedin dhe qeveri/


Edi Rama or Edi Rama/

Ti s’ke pa do trim azgana/

Gazmend Bardhin nga Kavaja/

Bashkë me shok s’i ban ma nana/


Gjemon topi dhe mortaja/

Jam Gaz Bardhi nga Kavaja/

Nuk me tremb topi dhe pushka/

Ku jeni fsheh ju more pushta/


Ku keni hup or socialista/

Qe t’jua baj teshat qefina/

Jam Gaz Bardhi, demokrat/

S’do ju lej aspak rehat/dritare.net