Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Berisha përcakton axhendën e fjalimeve. Ja cila është!

Berisha përcakton axhendën e fjalimeve. Ja cila është!

Pas daljeve të fillimit në penxheren e banjës nga ku mban fjalimet, Berisha i ka nisur një udhëzim kryesisë me një axhendë të përcaktuar. Ja ajo:

Të nderuar zonja dhe zotërinj të kryesisë,

Tashmë kanë kaluar disa ditë që nga momenti i arrestimit tim nga regjimi i Edi Ramës dhe Sigurimi i Shtetit. Dua të theksoj që kjo ka qenë një periudhë solidariteti të pashoq nga shqiptarët brenda dhe jashtë por edhe një periudhë kolaudimi, gjithashtu edhe përcaktimi prioritetesh për oraret e fjalimeve. Lind kjo nevojë si për të siguruar një harmonizim optimal si edhe për një pjesëmarrje të madhe poshtë penxheres nga ana e anëtarësisë ashtu edhe për të pasur një orar për përdorimin e banjës nga ana e familjarëve të mi.

Kështu unë sugjeroj që 8-10 të vendosim muzikë në lokalet rreth e rrotull, mundësisht ato këngë ku më këndohet mua me çifteli ose iso. E di që kemi mungesë repertori por mund të përshtaten disa këngë për Enver Hoxhën duke e zëvendësuar emrin e tij me timin. Veçanërisht ajo qe fillon me vargjet “Enver Hoxha e mprehu shpatën/ Edhe njëherë o, për situatën/Kjo është shpata që u rri tek koka/ Gjithë armiqve që ka bota”

Ky është një paralajmërim si për Ramën ashtu edhe për Blinken.

10-12 kemi ngrënien e mëngjesit

12-16 pushim

16-18 kemi përgjigje për pyetjet nga publiku. Këto i japin anëtarët e kryesisë sipas një grafiku që do përcaktohet në vijim.

18-20 fillojnë britmat e turmës “O Sali o hero/ Gjithë Shqipëria ty të do”.

20-21 kemi fjalimin tim i cili duhet të shoqërohet me ovacione.

Kryesia duhet të kujdeset që në pjesëmarrësve t’ju shpërndahen fara kungulli ose luledielli.

Pronarëve të lokaleve t’ju vihet shënim në fatura që do paguhen pas fitores.

Kryesia të koordinojë me hoxhë Ahmet Kalanë mos të kemi përplasje oraresh që ezani i tij mos të jetë kur është fjalimi im. Si dhe duhet biseduar që mos të kemi ngjashmëri temash, pasi shumë shpejt përveç temave politike, edhe unë do filloj trajtimin e temave sociale, seksuale, syrit të keq dhe marrëdhënieve në familje.

Me besim në fitore, i juaji sb./dritare.net