
Berisha akuzon ambasadorët për korrupsion erotik, amerikanët i kthejnë përgjigje!
Dritare.net
I nderuar zoti Berisha
Të falënderojmë shumë që na ke njoftuar për korrupsionin moral të përfaqësuesve tanë diplomatikë.
Njoftimet tuaja në fakt në Amerikë nuk bëjnë përshtypje pasi këtu është toka e lirive dhe populli është i lirë t’i përdorë veglat e tij siç e ka qejfin. Po ne të mirëkuptojmë se kemi dëgjuar që je burrë me namuz. Nga informacionet që kemi rezulton se ti nuk ke lënë grua të Shqipërisë pa marrë nëpër gojë. Madje e ke zakon që edhe shpif për to. Besojmë që e bën që t’i dalësh para punës dhe mos shkojnë në rrugë të keqe. Kjo tregon se je njeri me karakter. Gjithsesi na bren kureshtja të na bësh të ditur, sesi ia del në këtë moshë të rrish gjithmonë në vrimën e çelësit?
Por që të kursejmë kohën tonë që e kemi të çmuar, por edhe tënden, se edhe shumë vite nuk të kanë mbetur, herë tjetër mos na nis të tillë informacion pasi nuk arrijmë të kuptojmë cili është qëllimi. Nëse do të na zbavitësh, kjo është shaka pa kripë. Nëse do të spiunosh, është spiunllëk pa vlerë.
Ne e kuptojmë që ti ke hallin e “nongratës” dhe do të na hysh në qejf, por siç tha edhe Jovan Bregu për vajzën e hallës, “Atë ta mbash me shëndet”!/dritare.net

















