Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Amerikanët dorëzohen, ja ku bashkëpunojnë me Berishën!

Amerikanët dorëzohen, ja ku bashkëpunojnë me Berishën!


Pas një periudhe dyvjeçare që kurse u shpall non-grata, marrëdhëniet e Berishës me amerikanët kanë qënë të ngrira. Por më së fundi amerikanët dorëzohen. Ja si e tregon Berisha në bisedë me Metën:

Berisha: Ilir si të kam? U dorëzuan amerikanët.

Meta: Hahahahaha. Po tallesh më duket doktor!

Berisha: Ilir, mori fund, u dorëzuan.

Meta: Ore çfarë ka ndodhur, u trembën nga Gjykata Korreksionale e Parisit.

Berisha: Jo or burrë se atë e kisha për këta budallenjtë e mi. Por kanë mbetur pa energji dhe do të investojnë në Viçidol.

Meta: Ueeeee. Ka dalë naftë në Viçidol? S’del në Çepan ia dhjefsha racën ta rregulloja edhe unë.

Berisha: Po jo or burrë, do ndërtojnë panele diellorez

Meta: Në Viçidol dy orë në ditë bie dielli doktor.

Berisha: E ke gabim. Në katundin tonë bie në një kënd të veçantë që nxeh shumë dhe ta heq tepelekun e kokës. Ja, më shiko mua!

Meta: Po ça bëre, ia bëre si Ilir Trebicka që mbolli shegë në Fier dhe po i dalin panele? Të bëri investitor strategjik Edvini? Po sa lekë u more doktor.

Berisha: Te lekët e ke mendjen.

Meta: Po burri për ca lekë jeton.

Berisha: Jeton për një nder e një fjalë, por varja se e kemi harruar çfarë është.

Meta: Ke të drejtë. Po mirë ndonjë lek do japësh për koalicionin? Përndryshe do ta çoj në SPAK si Ter Kokën si aferë korruptive.

Berisha: Avash or burrë se akoma nuk e kemi ndarë pazarin. Po bisedon Zeni se ai i qan pazaret. Unë do futem në lojë po nuk paguan. E di vetë ti, do fillojmë sulmet në Parlament.

Meta: Doktor, ti të hash kumbulla dhe mua të më mpihen dhëmbët? As që bëhet fjalë. Më jep pazarin pastaj jam gati. Se edhe qeni leh ku i japin për të ngrënë./dritare.net