Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Opozitë-mazhorancë, zgjidhet ngërçi i Reformës në Drejtësi nga Lu e Vlahutin

Opozitë-mazhorancë, zgjidhet ngërçi i Reformës
Edhe reforma në drejtësi, ashtu si çdo çështje e rëndësishme që varet nga dora e politikës shqiptare, gjen zgjidhje nga faktori ndërkombëtarët.

Ndërsa forcat politike kundërshtare në vend, të majtët dhe të djathtët ishin ndarë në qëndrime; opozita për dialog politik dhe mazhoranca që ja linte ekspertëve autorësinë e reformës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar ndërmjetësimin e ekspertëve të huaj për aplikimin e amendamenteve të Komisionit të Venecias në këtë reformë.

Gjuha e përbashkët u gjet këtë të premte në një takim përreth tre orësh mes kryetarit të komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, socialistit Fatmir Xhafaj dhe deputetit të Partisë Demokratike Eduard Halimi.

Takimi u mbajt në zyrat e delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë në prani të ambasadorit amerikan Donald Lu dhe asaj të BE-së Romana Vlahutin.

Por para ndërmjetësimin ndërkombëtar përmes ekspertëve, palët do të ulen në një tryezë politike për reformën në drejtësi e cila pritet të mbahet në mesin e javës së ardhshme.

Dialogu politik ka qenë një kërkesë e përsëritur e demokratëve dhe liderit Lulzim Basha i cili aktualisht ndodhet në një vizitë zyrtare në SHBA, ndërsa kryeministri Edi Rama ka këmbëngulur gjithmonë që fjalën e parë për reformën ta thonë ekspertët që kanë hartuar draftin e më tej të kalohej në votim politik.