Opozita letër Kolegjit Zgjedhor: Pezulloni dhënien e mandatave për Këshillat Bashkiakë 

Përmes një letre drejtuar Kolegjit Zgjedhor, opozita ka kërkuar pezullimin e dhënieve të mandateve për Këshillat Bashkiak, derisa të vendosë Gjykata Kushtetuese në lidhje me procesin e zgjedhjeve.

Opozita e argumenton këtë veprim, me kërkesën që ka bërë Shoqata e Bashkive të djathta, në Gjykatën Kushtetuese për tu shprehur për kushtetutshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit.

“Pa u shqyrtuar çështja në Gjykatën Kushtetuese, Kolegji Zgjedhor ka pengesë ligjore për të bërë shpërndarjen e mandateve të Këshillave monopartiake Bashkiake.

Sipas Kodit të Procedurës Civile, Kolegji Zgjedhor ka detyrimin ligjor të vendosë pezullimin e gjykimit, për shkak se “çështja nuk mund të zgjidhet para se të zgjidhet një çështje tjetër.”-thuhet në letrën e opozitës.

LEXO DHE :  Tragjedi në Elbasan/ 4 viktima, 2 të plagosur

” Ligji detyron Kolegjin të nos marrë vendim pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese mbi kushtetutshmërinë e Dekreteve të Presidentit. Standardet e shqyrtimit gjyqësor te nosmarrëveshjeve në rrezik nga presioni i vetingut mbi disa anëtarë të Kolegjit Zgjedhor. Vendimet e deritanishme të Kolegjit Zgjedhor, të pambështetura në ligj dhe të motivuara politikisht, sipas interesit të Qeverisë. Regjistrimi i paligjshëm i Bindjes dhe mohimi i opozitës për komisionerët, u konstatuan të paligjshme nga ODIHR.  Koha t’i shërbeni interesit publik përpara interesit tuaj privat, i cili po përdoret nga Rama për të krijuar drejtësinë e tij private, duke i shkaktuar Shqipërisë një dëm afatgjate.”-thuhet më tej në letrën e opozitës për  Kolegjin Zgjedhor./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.